Udhëtimi i tij shënon në 150-vjetorin e lindjes së udhëheqësit politik dhe ideologjik, Gandhi. Është fjala për një shtetas indian i cili ka shkuar në 42 shtete me këmbë, madje tani ndodhet në Shqipëri.
I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, ai tregoi se ka ardhur në tokën shqiptare për gruan e veçantë që shërbeu në Indi, Nënë Terezën.
Marshimi i paqes siç e quan ai, nisi nga India. Sipas tij, qëllimi i udhëtimit është njohja me traditat e vendeve ku udhëton dhe përcjellja e mesazhit të Ghandi, “të shohim paqen tek njeri-tjetri”.
“Në 2016 ishte një mundësi e mirë për të festuar 150-vjetorin. Unë nisa të udhëtoja me biçikletë nga India. Më parë nuk e kisha në plan që të vija në Shqipëri, por pandemia më ndryshoi planet. Më frymëzoi Nënë Tereza që të vija në Shqipëri. Kur fillova udhëtimin ishte që të shikoja të gjithë njerëzit të barabartë. Doja të shpërndaja e të merrja mirësi. Njerëzit më hapën dyert. Në Shqipëri njerëzit ishin kaq të ngrohtë. E nisa udhëtimin me 10 dollarë nga Tirana në Sarandë dhe u ktheva këtu po me aq lek. Se nuk pagova asgjë unë”, tha ai.