Kreu PK Ilir Meta akuzoi mbrëmjen e djeshme kreun e SPAK Altin Dumani se ka takuar Charles McGonigal .
Sot ka reaguar kreu i Prokurorisë së Përgjithshme duke hedhur poshtë akuzat.
“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të kryera, që pabaza është për institucion që unë drejtoj. Nuk ka asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur emrin dhe emrin e kam dëgjuar pas ne mediat shqiptare”, tha ai.
Dje Meta tha se akuzon Dumanin për veprimtari politike të qëllimeve
“Hetimi i SPAK-ut tarallakut ka nisur dhjetor të 2019, me prokurorin Altin Dumanin, që është i fortë dhe mburret se bën Ilir Metën dhe se ka bërë ata amerikanë. SPAK ka nisur hetimin në dhjetor 2019 për CEZ. Sipas të dhënave të mia, pas takimeve të Dumanit me McGonigalin e Edi Ramës. Dhe pse ka nisur në 2019 për një çështje të mbyllur? Ka nisur që Meta lejonte të pushtohej kushtet Kushtetuese nga banda e Ramës, që nuk kishte asnjë mendim pakice dhe të mos kishte të bënte punë.
Ma sillni këtu Altin Dumanin. Do të frenojë Ilir Metën të sjellë pluralizmin. E duke kapur ka laraskë lart e poshtë po tenton të marrë Partinë e Lirisë. I duhet Edi Ramës të marrë peng PL, siç mori peng PD dhe vulën. Ma sill këtu Altin Dumanin ta shohin shqiptarët. E akuzoj për veprimtari politike të qëllimeve. Ky person nuk ka kurajo t’i vërë Ramë hekurat për inceneratorët. Nuk ka kurajo t’ia vërë Veliajt hekurat. U jep pyetje gazetarëve të vetë që është Meta andej e këtej. Nuk kam asgjë për të më hetuar. Kam zyrtarë më të drejtë të shtetit”, tha Meta në emisionin “Opinion”.