Italia merr një tjetër goditje të fortë nga pandamia që mban emrin COVID-19 por megjithate regjistrohet një ulje në shifrat totale.
Tabela e meposhtme tregon ecurinë e Italise në 10 ditët e fundit.
Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë kanë humbur jetën nga koronavirusi 602 persona, 48 persona më pak se dje. Ndërsa ditën e shtunë numri i viktimave ishte 793.
Në total numri i të vdekurve në Itali që prej nisjes së pandemisë më 21 shkurt është 6.077. Të dhënat e reja i bëri me dije kreu i emergjencave civile në konferencën e përditshme për shtyp, Angelo Borrelli.



