• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA SHKELUR KUSHTETUTËN”/ Albin Kurti kërkon shkarkimin e Thaçit nga posti i Presidentit të Kosovës
Home
Rajon

“KA SHKELUR KUSHTETUTËN”/ Albin Kurti kërkon shkarkimin e Thaçit nga posti i Presidentit të Kosovës

26 February, 2020 k.autor Politikë, Rajon

Kryeministri i Kosovës ka vendosur në dijeni kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani për një marrëveshje në 2013 mes Thaçit dhe NATO-s që sipas Kurtit ka qenë në shkelje të Kushtetutës.

Rasti në fjalë ka të bëjë lidhur me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z. Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen.

Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, mori tek KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Kryeministri Kurti, në shkresën dërguar kryetares Osmani, ka rrëfyer faktin se pas pranimit zyrtar të detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e Sovranitetit], nenin 18 Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare] dhe nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit].

Pas analizimit të plotë të kësaj marrëveshjeje, stafi i zyrës së kryeministrit ka dalë në përfundimin se sipas tyre ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar se presidenti Thaçi e ka shkelur rëndë Kushtetutën sa ishte kryeministër i Kosovë.

“Duke marre parasysh provat ne dispozicion te Zyres se Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, ekzistojne baza te mjaftueshme per te konstatuar primn Jncie se presidenti Thaci, gjate kohes kur ishte kryeminister, ka kryer shkelje te renda te Kushtetutes dhe se kryerja e ketyre shkeljeve justifikon inicimin e procedures kushtetuese per shkarkimin e tij nga pozita e presidentit te Republikes se Kosoves”, thuhet në përfundimin që është nxjerrë nga zyra e Kurtit.foto galeri

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRYEMINISTRI RAMA NË MOSKË/ "Shpresojmë paqen për konfliktin Rusi-Ukrainë" (VIDEO)
Previous article HAPJA E NEGOCIATAVE/ Zv.presidenti i KE: Mbështesim metodologjinë e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

k.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT