• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA RASTE KUR TAMPONI DEL NEGATIV POR PACIENTI…”/ Mjeku: Ja si duhet të ushqeheni kur infektoheni me Covid19
Home
Sociale

“KA RASTE KUR TAMPONI DEL NEGATIV POR PACIENTI…”/ Mjeku: Ja si duhet të ushqeheni kur infektoheni me Covid19

15 October, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i familjes, Eduard Bajraktari ka folur për Report Tv, për protokollet Anti-Covid për të karantinuarit në shtëpi.

Ai tha se flasin me telefon me personat e prekur me koronavirus dhe u sugjerojnë gjatë gjithë kohës për ilaçet dhe veprimet që duhet të bëjnë.

“Si mjek familje mbuloj një zonë relativisht të madhe, që është në njësinë numër 4 dhe 3 mijë banorë kemi si ngarkesë dhe në këtë grupmoshë që kemi ne, mbulojmë moshat e mëdha. Aktualisht në grupmoshën time kam 20 familje, të cilat unë i ndjek me telefon nga shtëpia, të cilët janë të karantinuar dhe marrin atë ndihmën për kujdesin. Më te prekurit janë grupmoshat deri në 30-80“, tha mjeku.

Më pas ai foli edhe se çfarë duhet të bëjnë personat që shfaqin ndonjë simptomë të koronavirusit.

“Hapi i parë dhe kryesor është lidhja me mjekun e familjes, duke dhënë simptomat që janë të domosdoshme, më pas dhe shenjat e tjera. Është një marrëveshje mes mjekut dhe të infektuarit, i cili do të qëndrojë në banesën e tij dhe mjeku i familjes vendos stadin ku ndodhet sëmundjes. Pastaj flasim me pacientin i dërgojmë edhe terapinë“, tha Bajraktari.

Ndërkohë që tregoi edhe se çfarë bën mjeku pasi merr telefonatën nga pacienti.

“Që në momentin që ne marrim telefonatën, dërgojmë emrin tek epidimeologu dhe ata marrin masa për të bërë tamponin. Gjatë kohës që iu shkon emri karantinohen në banesë dhe i ndjekim“, u shpreh mjeku.

Mjeku Bajraktari u pyet gjithashtu se sa mund të kushtojë trajtimi për një pacient që infektohet me koronavirus, por nuk mund të jepte një informacion të saktë.

“Nuk e kam specifike, në rastin tim këta pacientë marrin rimbusim, pasi kam pacientë të cilët vuanin edhe nga sëmundje të tjera dhe ia rimbusonte shteti, është një kosto që eliminohet. Nuk mund të futem më tej tek kostot, po ata e zgjedhin vetë“, deklaroi mjeku.

Më tej Bajrqaktari shtoi duke thënë se ka raste kur tamponi del negativ, por personi ka simptomat dhe duhet të qëndrojë në shtëpi deri sa ta kalojë.

“Personat në momentin që kontaktojnë me mjekun e familjes dhe japin simptomat u bëhet e ditur që të qëndrojnë me familjarët në shtëpi. Kemi raste që tamponi ka dalë negativ, por është i prekur, ka simptoma. Do të thotë që ai do të bëjë minimumin 14 ditë në banesë. Shumica e familjarëve janë të bindur që të qëndrojnë në banesë“, tha mjeku.

Ai dha edhe disa këshilla për të prekurit nga koronavirusi.

“Sa më shumë lëngje e çajra, të hidratohen, të qëndrojnë në kontakt me mjekun e familjes dhe mjekët specialistë, të ndjekin këshillat e mjekut deri sa të dalë tamponi i ditë negativ dhe të shërohen”, përfundoi mjeku Bajraktari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NDAJ SHEFIT TË POLICISË NË SHKODËR/ Arrestohet I RIU. Babai i tij i bëri thirrje për dorëzim
Previous article ZHDUKET 40 VJEÇARI NË VLORË/ Makina gjendet e braktisur. Familja: E kanë rrëmbyer…

F.autor

Postime të ngjashme

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit Aktualitet

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për... Aktualitet

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për...

RRUGORJA E SHKODRËS NË AKSION/ 2 shoferë të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë, ‘lumë’ gjobash Aktualitet

RRUGORJA E SHKODRËS NË AKSION/ 2 shoferë të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë, ‘lumë’ gjobash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT