“Mito apo vdekje” apo siç thuhet në gjuhën spanjolle “plata o plomo”, kjo ishte metoda të cilën e përdorte Pablo Escobar për të mbajtur në shuplakë të dorës gjithë Kolumbinë.
Bëhej fjalë për ultimatumet që ia vente secilit polic apo ndonjë personi tjetër që i dilte në rrugë. Ata është dashur të zgjedhin njërin nga dy opsionet – të bëjnë siç thoshte ai apo të marrin një plumb në ballë. Përveç kokainës, suksesi i Pablo Escobarit është varur shumë nga dhuna dhe mito.
Duke aplikuar këto metoda, ai arriti të ndërtoi një “perandori” – kartelin Medeline, që gjatë viteve të 80-ta çdo ditë në SHBA kontrabandonte 15 tonë kokainë.
Dhe kështu shumica e personave që i dilnin përpara zgjidhnin versionin e parë “plata”, duke i mundësuar këtij të riu nga qyteza kolumbiane Rionegro të mbajë në shuplakë të dorës 80 për qind të tregut botëror të kokainës. Lidhur me të bëmat e tij është xhiruar edhe një serial i titulluar “Narcos” që është shikuar në gjithë botën.