• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA PROVA TË MJAFTUESHME SE…”/ Gjermania kërcënon Rusinë, çfarë po ndodh mes dy shteteve
Home
Nderkombetare

“KA PROVA TË MJAFTUESHME SE…”/ Gjermania kërcënon Rusinë, çfarë po ndodh mes dy shteteve

28 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kërcënuar me sanksione të BE-së ndaj “atyre që janë përgjegjës” – duke përfshirë një shtetas rus – për një sulm kibernetik më 2015 kundër parlamentit gjerman.

Tensionet diplomatike midis Rusisë dhe Gjermanisë janë rritur.

Më 28 maj, ministria gjermane tha përmes një deklarate se kishte thirrur ambasadorin rus në Berlin për t’ia përcjellë mesazhin.

Sipas autoriteteve gjermane, provat tregojnë se në kohën e sulmit, shtetasi rus, Dmitry Badin, ishte duke punuar për agjencinë e inteligjencës ruse.

Prokurorët gjermanë lëshuan një urdhër arresti për Badin, i cili kërkohet edhe nga autoritetet amerikane, pasi besohet se ishte pjesë e një grupi të hakerëve të njohur si APT28, ose Fancy Bear.

“Ambasadori rus u njoftua se mbi bazën e një urdhër arresti të lëshuar nga zyra e prokurorit federal gjerman më 5 maj kundër shtetasit rus Dmitry Badin, qeveria gjermane do të kërkojë që Brukseli të përdorë regjimin e sanksioneve kibernetike të BE-së kundër përgjegjësve për sulmin ndaj parlamentit gjerman”, tha ministria në deklaratë.

“Ka prova të besueshme që Badin ishte anëtar i shërbimit sekret ushtarak të Rusisë – GRU, në kohën e sulmit”, thuhet në deklaratën e autoriteteve gjermane.

Në fillim të këtij muaji, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se kishte “prova bindëse” për përfshirjen e “forcave ruse” në një sulm kibernetik më 2015 kundër parlamentit gjerman, dhe zyrës së saj.

Më 27 maj, Moska mohoi çdo përfshirje në sulmet kibernetike ndaj parlamentit gjerman, duke thënë se çështja është duke u përdorur nga Berlini për të larguar vëmendjen nga problemet mbi pandeminë koronavirusit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO DIGJEJ NGA MALLI/ Blero takon pas 3 muajve karantinë dritën e syve të tij, Tarën (FOTO)
Previous article DO TA NJIHNIT? Besa Kokëdhima ndan pozat e rralla nga fëmijëria e saj (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT