Robert F.Kennedy Jr tha se Presidenti Donald Trump ka diskredituar “eksperimentin” amerikan.
“Mendoj se problemiu numër 1 i tij është se ai është arrogant dhe ngacmues. E nuk mendoj se kjo sjellje është pjese e traditës amerikane”, tha Kennedy Jr në intervistën për “Yahoo Finance”.
Kennedy Jr vazhdoi edhe më tej teksa u shpreh se sipas mendimit të tij, Trump ka zvogëluar reputacionin e Amerikës në mendjet dhe sytë e qytetarëve të huaj.
Nëse shkon në Kinë dhe pyet qytetarët nëse e duan një demokraci ashtu si e ka Amerika sot ata do të përgjigjen jo. Sepse nuk kanë pse ta duan një qeveri që ka ne lidershipin e saj dikë që nuk lexon libra e që sillet ashpër.
Kennedy Jr tha gjithashtu se xhaxhai i tij ishte admiruar në të gjithë botën, duke parashikuar se Trump kurrë nuk do të merrte të njëjtën simpati.
“Në çdo vend te botës po të shkosh do gjesh rrugë që janë emeruar pas John Kennedyt. E jo vetëm. Edhe spitale, shkolla apo universitete.
Nuk do gjesh asnjë bulevard që mban emrin “Donald Trump”.
Ai përmend këtu edhe Shqipërinë teksa risjell shembullin e Kamzës.
Në fakt, ka një pjesë të vogël të rrugëve me emrin Trump, në Kalispell, Montana; Kamëz, Shqipëri dhe rrethinat e Otavës, Kanada.
*Kujtojmë se rruga mori emrin e Presidentit gjatë kohës kur në krye të Bashkisë së Kamzës ishte Xhelal Mziu.
Përktheu: ALPEnews.al