• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA NDODHUR NË HOTEL SEPSE…”/ Navalny akuzon Putinin për helmimin e tij
Home
Nderkombetare

“KA NDODHUR NË HOTEL SEPSE…”/ Navalny akuzon Putinin për helmimin e tij

6 October, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Kryeopozitari rus, Aleksei Navalni, beson se shërbimet informative ruse patën rol në helmimin e tij sepse i druhen fitores së opozitës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit tjetër.

Kritiku i qeverisë që doli nga koma vetëm një muaj më parë, humbi vetëdijen më 20 gusht teksa kthehej me avion nga një takim pune.

Pas kurimit disajavor në një nga spitalet gjermane, rezultoi se Navalni ishte sulmuar me një substancë kimike paralizuese që përdorej dikur nga Bashkimi Sovjetik.

“Helmimi me Noviçok duhet të ketë ndodhur në hotel. Po ta kisha ngrënë apo thithur si gaz, do kisha mbaruar për gjysmë orë apo një orë. Mua krizat më filluan tre-katër orë më pas, ndaj substanca duhet ta kem pasur te rrobat apo diku në sipërfaqe.”

Sipas 44-vjeçarit, spitali rus ku ai mori trajtimin fillestar me gjasa ishte në dijeni të faktit të helmimit, prandaj dhe nuk po e lejonin të transportohej shpejt jashtë vendit.

“Armët kimike ushtarake mund ta vrasin dikë edhe në sasi mikroskopike. Ato shkrihen në trup pa lënë gjurmë. Për këtë po më mbanin gjatë në spitalin e Omskit. Prisnin që Noviçoku të më zhdukej nga trupi pa lënë shenja, por gabuan pak me harkun kohor.”

Navalni beson se ai u helmua nga agjentë të kundërzbulimit rus ose nga shërbimet informative të vendit me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

“E kuptuan se i prisnin probleme të mëdha në zgjedhjet për Dumën. Po të shohësh Tomskin, ia mohuam fitoren. Pastaj është Kabarovski, Bjellorusia e të tjera. Pa dyshim kjo e shqetëson Putinin personalisht, humbja e pushtetit, e parave, mbijetesa e partisë së vet.”

Disa vende të Bashkimit Europian kanë kërkuar sanksione ndaj Kremlinit për përfshirjen në helmimin e kryeopozitarit rus, edhe pse qeveria i ka mohuar akuzat e opozitës.

Deri në zgjedhjet parlamentare të shtatorit tjetër, Navalni thotë se po ndjek ende terapitë dhe do i duhet të presë të paktën dy muaj të tjerë për të rifituar shëndetin fizik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL DOKUMENTI/ Kush ia dhuroi makinën 215 mijë euro Lulzim Bashës për të mbyllur protestën e ASTIR-it
Previous article DEKLARATA E MINISTRIT SERB/ Rama: Vulin është një fatkeqësi natyrore për të cilën Vuçiç, duhet të kërkojë NDJESË

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT