• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA NDENJUR NË GARAZH…”/ 240 makina ngelin në kolaudim pasi ulën kilometrat: Mashtruesit nuk shpëtojnë dot
Home
Breaking News

“KA NDENJUR NË GARAZH…”/ 240 makina ngelin në kolaudim pasi ulën kilometrat: Mashtruesit nuk shpëtojnë dot

3 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndryshimet në teknikën e kolaudimit të makinave kanë nxjerrë në pah abuzimet e theksuara që bëjnë tregtarët e makinave me uljen e kilometrave të automjeteve që shesin. Siç duket edhe në fotot e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, janë një mori rastesh kur gjatë kolaudimit është zbuluar se makinave i është ndryshua odometri, (matësi i kilometrave që makina ka të instaluar). Pas konstatimit të kësaj anomalie, teknikët i kanë kërkuar pronarëve të makinave që të tregojnë kilometrat e vërteta që kanë automjetet dhe më pas të mund të marrin certifikatën e kontrollit teknik.

Së fundmi 240 mjete nuk e kanë kaluar testin e kontrollit teknik në vetëm 15 ditë, që nga fillimi i implementimit të Certifikatës së re të Kontrollit Teknik, si pasojë e ndërhyrjeve abuzive në odometër. Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër, me kavo të këputur, me matësa difektoz, do të pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit dhe përditësimit të statusit të kilometrave, si edhe do t’u shënohet historiku real në certifikatë! Kjo e dhënë do të jetë publike duke filluar nga Janari 2023, për çdo të interesuar që kërkon të informohet për një mjet që do të blejë.

Nga janari 2023, çdo mjeti (i përdorur/me km) do targohet për herë të parë vetëm pas leximit me mjete inteligjente dhe dokumentimit në sistem të statusit real fillestar të odometrit.

Njoftimi i bërë nga DPSHTRR:

‼️Epoka kur kolaudimi mbyllte sytë te ulja e kilometrazhit ka marrë fund‼️❌
🔍2️⃣4️⃣0️⃣ mjete nuk e kanë kaluar testin e kontrollit teknik/janë refuzuar në vetëm 15 ditë, që nga fillimi i implementimit të Certifikatës së re të Kontrollit Teknik, si pasojë e ndërhyrjeve abuzive në odometër! 📟
🚘 Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër, me kavo të këputur, me matësa difektoz, do të pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit dhe përditësimit të statusit të kilometrave, si edhe do t’u shënohet historiku real në certifikatë!
👉Kjo e dhënë do të jetë publike duke filluar nga Janari 2023, për çdo të interesuar që kërkon të informohet për një mjet!👈
💁DPSHTRR mirëkupton rastet kur zotërues të mjeteve rrugore trashëgojnë një status që është abuzuar nga shitësi apo zotërues të mëparshëm, ndaj edhe NXISIM qytetarët që të denoncojnë më tej në polici e në organet kompetente nëse janë mashtruar apo gënjyer në aktin e shitjes e në çmim!
⛔️ Stop uljes së kilometrave!
⭕️ Ndal spekullimit me odometrin!
⚠️ Sistemi i ri përditëson statusin e kilometrazhit dhe nxjerr historikun!
❌ Kush abuzon NGEL në kolaudim!
DPSHTRR mirëpret rikontrolle vullnetare mjetesh për verifikim të kilometrazhit dhe INKURAJON konsumatorët, subjektet, blerës potencial në treg, që të verifikojnë historikun e mjetit rrugor përpara çdo transaksioni! 🤝🏻
Gjithashtu nga Janari 2023, çdo mjeti (i përdorur/me km) do targohet për herë të parë vetëm pas leximit me mjete inteligjente dhe dokumentimit në sistem të statusit real fillestar të odometrit!
DPSHTRR DO RAPORTOJË TEK HOMOLOGËT E VENDIT TË ORIGJINËS ÇDO RAST!
🔛🔝 DPSHTRR, gjithmonë në kërkim të rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimit për qytetarin, mbrojtjes së konsumatorit e të tregut automotiv, si edhe standardizimit të proceseve e sistemeve të kontrollit të flotës dhe të shërbimeve të transportit rrugor në Republikën e Shqipërisë!
🌐 www.dpshtrr.gov.al
#DPSHTRR #MIE #QKT #Odometri #StopAbuzimitMeKilomerazhin 🛞 #AutomotorizimiShqiptar 🇦🇱

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERFUQIA/ Shtatë nga 10 blerjet më të shtrenjta të kësaj merkato verore i bëri…
Previous article "QENKA ÇMEND QORRI"/ Aksioni në “Prestige Resort”, Andi Bushati rrëfen telefonatën e Ramës në vitin 2000 dhe çfarë i thoshte për Nanon

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT