• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA LIDHJE ME VRASJEN E ÇIFTIT NË SHKODËR”/ Ministri BELG sjell në Shqipëri GANGSTERIN më të kërkuar… (FOTO)
Home
Breaking News

“KA LIDHJE ME VRASJEN E ÇIFTIT NË SHKODËR”/ Ministri BELG sjell në Shqipëri GANGSTERIN më të kërkuar… (FOTO)

20 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Anëtarë të opozitës në Belgjikë kanë kritikuar rëndë ministrin federal të Emigracionit, Theo Francken, për deportimin e një gangsteri shqiptar, i cili më pas rezultoi që të ishte në listën e personave më të kërkuar të qeverisë së tij.

Safet Rustemi ishte drejtues i një rrjeti droge dhe prostitucioni në Alhambra të Brukselit dhe ishte i dënuar me 22 vjet burg shkruan “The Brussels Times”.

Në përshkrimin e tij në listën e njerëzve më të kërkuar, ai ishte përfshirë në aktivitete ekstremisht të dhunshme në trafikimin e qenieve njerëzore, tentativë vrasjeje, shkatërrim prone, përdorim armësh dhe vjedhje.

Por në vend që të vuante dënimin me burg, Rustemi u dërgua në një avion dhe u kthye në Shqipëri nga Zyra për të Huajt.

“Në fakt ishte Zyra për të Huajt që i siguroi Rustemit se nuk mund dhe nuk do të vuante dënimin më burg”, ka treguar për mediat avokati i tij, Sven Mary.

Rustemi u bë pjesë e llistës “Most Wanted” pasi vazhdoi që ta drejtonte biznesin kriminal që kishte ngitur në Bruksel nga Shqipëria.

Ministri Francken mbështeti Zyrën për të Huajt.

“Shqipëria nuk është fundi i botës. Përfshirja e tij në listë ishte një sinjal për autoritetet shqiptare që ta arrestojnë atë. Ne kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë”, postoi ministri në Twitter, citon AbcNews.

Ndërkohë deputeti Wouter De Vriendt e ka akuzuar Francken si një person të “fiksuar”  pas deportimit të njerëzve, edhe nëse kjo u lejon atyre t’i shpëtojnë drejtësisë.

“Ky lloj deportimi sjell rreziqe të mëdha sigurie. Ky kriminel është i aftë që të na rrezikojë ne edhe pse nuk është këtu. Fiksimi i ministrit tonë me largimin e kriminelëve sa më shpejt të jetë e mundur është rrezik për sigurinë tonë”, tha ai.

Ndërsa ministri Francken ka premtuar se do ta hetojë çështjen më nga afër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article S'KA DYSHIME/ KOVAC: Ju tregoj të ardhmen e JAMES, kolumbiani do të...
Previous article E BUJSHME/ Real Madrid dhe Chelsea bien dakord, Hazard transferohet për një shifër REKORD

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës Aktualitet

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT