• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA KOHË QË ELEFANTIN E KEMI NË DHOMË”/ Eksperti i sigurisë për sulmet kibernetike: Shqipëria duhet të…
Home
Aktualitet
Kronikë

“KA KOHË QË ELEFANTIN E KEMI NË DHOMË”/ Eksperti i sigurisë për sulmet kibernetike: Shqipëria duhet të…

20 September, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ekspert i Çështjeve të Sigurisë nga Kosova Agim Musliu i sheh sulmet kibernetike në Shqipëri si pjesë e luftës ruse dhe sulm nga i ashtuquajturi ‘Blloku i së keqes’ duke renditur disa shtete, aleate të Rusisë.

Musliu tha në “Open” në News24 se ka kohë që elefantin e kemi në dhomë dhe si vend në NATO, Shqipëria duhet të kishte një mbrojtje ekstra për sistemin.

“E shoh si vazhdimësi e luftës ruse në këtë pjesë të Ballkanit dhe të ashtuquajturit Bllokut të së keqes, të cilët janë të përkushtuar të ndërhyjnë në mënyra të ndryshme në atë që quhet luftë hibride. Në vazhdën e asaj ndodh dhe kjo. Ka një kohë që elefantin e kemi në dhomë, kush e sheh e sheh. Sulmet kibernetike, e ardhmja e sigurisë që duhet të mbrohet çdo institucion janë gjithmonë një hap përpara nga ata që duan të mbrohen.

Shërbimi sekret i Kosovës ka njoftuar simotrën e saj në Shqipëri dhe në bashkëveprim me të kanë marrë masat për një atentat të mundur, në përgatitje për kryeministrin e Kosovën.
Informacioni si i tillë është i vërtetë dhe zyrtar, se si ka dalë është jo zyrtar.
Me rëndësi që atentati është parandaluar dhe komunikimi mes dy shërbimeve inteligjente është i duhur.
Më habit fakti se Shqipëria është në NATO dhe duhet të ketë një mbrojtje ekstra të sistemit”, tha Musliu.

Por sa e rëndë është kjo që ka ndodhur? Ai tha se është agresion ndaj një shteti sovran. Më tej ai tregoi dhe hapat që do të ndiqte pas këtyre sulmeve.

“Mund ta quajmë individualisht si të duam, por ky është një agresion në një shtet sovran, në të dhënat e tij shtetërore që ruhen.
Është lëshuar një armatë e tërë kundër sistemit në Shqipëri sepse është në NATO dhe nëpërmjet saj mund të ndërhyhet dhe aty. Bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë është në nivelin e duhur. Është e qartë që sistemi TIMS në Shqipëri nuk është mbrojtur në mënyrën e duhur, apo nuk është mbrojtur fare sepse të hysh aq lehtë.

Unë çka do të kisha vepruar, hapi i parë tentativa e mospërhapjes së panikut në masë, kontrolli sa më shpejt i këtyre viruseve, pa marrë parasysh sa kushton do kisha kontraktuar një kompani nga jashtë. Hapi i tretë vendosja e një muri mbrojtës. E katërta të shkollohen njerëz adekuatë që të kemi kapacitetet e duhura.
Me vetë faktin që dikush ka ndërhyrë në sistemin TIMS nuk është mbrojtur siç duhet, ose ka qenë sistem i vjetruar.
Gojën e medias nuk mund ta mbyllim. A duhen ndërgjegjësuar mediat në Shqipëri për luftën hibride, them me plot gojën po. A duhet bashkëpunuar me qeverinë, po”, tha eksperti Musliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKOHET ME RAMËN NË OKB/ Vuçiç: Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim, për të bërë plane…
Previous article ZBULOHEN DETAJET E PARA/ Beteja ligjore mes Amber Heard dhe Johnny Depp do të bëhet film

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT