Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli për mediat pas takimeve për negociatat me grupet parlamentare të opozitës, duke theksuar se PS është e gatshme që të mos zgjedhë një President të saj, por me konsensus.
Balla theksoi se mazhoranca shpreson që Grupi parlamentar i PD të marrë vendim për të shkuar në tryezën e diskutimeve për emrin e ri të presidentit.
Taulant Balla: Bashkë me kolegët Gjiknuri e Spiropali zhvilluam sot një raund të dytë takimesh me dy prej tre grupeve parlamentare të opozitës. Besoj sikur ju kanë komunikuar e kolegët e opozitës PS e ka dëshmuar dhe sot disponibilitetin për të kaluar në diskutime konkrete me emrat e kandidatëve.
Me dy grupet parlamentare qe kemi takuar ka pasur gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë.
Mediu na ka informuar dhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga opozita, për një përpjekje që Mediu po bën.
Vijoj të shpresoj që nga ana e grupit të PD të ketë vendimmarrje për të ardhur edhe ata në tryezën e diskutimeve
Disponueshmëria jonë për ti dhënë Shqipërisë një president jo të PS do vijojë të jetë dhe në ditët ne vijim por kjo ka disa afate.
Në rast se deri tani kishim mundësi ti shtynim afatet tani s’kemi më asnjë mundësi
në 16 maj është raundi i parë.
Afati i fundit i raundit të dytë është 23 maj.