Juventusi ka fituar me rezultat7-0 ndaj Sassuols në Serie A.
Për vendasit ishin sikur një miqësore, apo lojë në stërvitje dhe për këtë tregues është edhe vet rezultati.
Festivali i golave filloi me Alex Sandron në minutën e nëntën, ndërsa Sami Khedira shënoi dy golësh në minutat 24 dhe 27.
Në të kompletuar pokerin e Zonjës së Vjetër në pjesën e parë u përkujdes Miralem Pjanic në minutën e 38-të.
Pjesa e dytë i takoi Gonzalo Higuainit, i cili me një het-trik (63′, 74′ dhe 83′) i bëri mysafirët të duken një ekip mediokër.
Pas kësaj fitore Juventusi ngjitet në vendin e parë me 59 pikë, dy më shumë se Napoli, por me një ndeshje më shumë. Sassuolo zbret në vendin e 15-të me 22 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është ndaj Fiorentinas, kurse Sassuolo pret Cagliarin.