Juventusi e ka mposhtur 2:0 Milanin në “San Siro” dhe ka rrëmbyer momentalisht kreun e tabelës në Serie A.
Juventusi është treguar i fortë për Milanin duke e mposhtur 2:0 në “San Siro”, shkruan Gazeta Express.
Kjo ishte nata e Gonzalo Higuain, që pavarësisht se nuk po kalon një sezon të mirë, shënoi dy golat për “Zonjën e Vjetër”, në minutat 23’ dhe 63’, për rezultatin përfundimtar 2:0.
Pas këtyre dy golave, Higuain ka shkuar në kuotën e 101 finalizimeve në Serie A, 71 me fanellën e Napolit – 30 me atë të Juventusit.
Pas kësaj fitore, Juventusi ka rrëmbyer kreun e tabelës në Serie A me 28 pikë, aq sa ka edhe Napoli që nesër luan me Sassuolon dhe dy më shumë se Interi që të hënën luan me Hellas Veronan.
Ndërsa Milani mbetet në pozitën e tetë me 16 pikë dhe rrezikon të bie edhe më poshtë.