Një tjetër universitet privat u mbyll sot duke i lënë studentëve te mbetur 8 ditë afat për mbarimin e procedurave te plotesimit te dosjes.
Bëhet fjalë për “Justicia”, me degën e vetme atë të “Drejtësisë”.
Ka qene qe ne fillim pjese e listes se gjate te universiteteve qe nuk i plotesuan kriteret ligjore per te vazhduar aktivitetin pas reformes ne arsimin e larte qe nisi qeveria Rama pasi erdhi ne pushtet me 2013.
Iu dha kohe per te plotesuar kriteret e duhura, per te shkuar ne standardin e duhur, ne menyre qe te vijonte aktivitetin.
Keto standarde me sa duket nuk u plotesuan asnjehere dhe ne kete menyre “Justicia” behet e fundit nder universitetet private qe mbyllen ne Shqiperi.
Nje histori e dhimbshme tranzicioni ne arsimin e larte.
Nëse kthehemi prapa në kohë, kujtojmë se ne 2014 u bë dhe aksioni për mbylljen e universiteteve private dhe publike që operonin në mënyrë jo të rregullt.
AlpeNews.al ju risjell ne kujtese listën:
Të mbyllura, heqje license:
PRIVATE
SHLUP “Vitrina”
SHLUJ “Universiteti Kristal”
SHLUJ “Justiniani I”
Akademia e Ndertimit, Tiranë
SHLP “Universiteti Elite”
IPAL “Shkolla e Lartë “Illyria”
Akademia e Studimeve te Aplikuara, Durrës
SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës”
Akademia Pedagogjike, Tiranë
IALP “Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”
IPAL “Kolegji profesional i sporteve, Fier”
Kolegj profesional “Argent”, Shkodër
IALP “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”
Shkolla e Lartë Private e Edukimit
Kolegjet Profesionale, private “Medicom”
IP “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”
SHPAL “Gjon Buzuku”, Shkodër
SHLUJ “Medikadent”
PUBLIKE:
Akademia e Arteve Shkoder
Filiali Kukes UT
Filiali Sarande UT
Filiali Peshkopi UAMD
Filiali Pogradec UK
Filiali Lushnje UBT
Filiali Gjirokaster UST
Pezullim i pjesshem apo i plote i aktivitetit:
Universiteti “Aldent”
SHLP “Hëna e plotë” (Bedër)
Kolegji Profesional privat “New Generation”
SHLP “Logos”
SHLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
Kolegji Profesional “Ivoclar Vivadent &Partners”
ShLAP “Pavarësia” Vlorë
Akademia Profesionale e Biznesit
IPAL “ISSAT”
ShLUJ “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”
SHLUJ “Justicia”
SHLUP “Wisdom University”
Universiteti privat “Albanian University” (Ish UFO)
Vijim i aktivitetit me kushte, apo rekomandime për përmirësim të kritereve:
Universiteti “Polis”
Universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
SHLUJ “Marubi”
Universiteti “Epoka”
IPAL “Shkolla e Lartë “Nehemia”
Universiteti Europian i Tiranës
SHLUJ “Universiteti i New Yorkut, Tiranë”
SHLUJ “Luarasi”
Akademia e studimeve të aplikuara “Reald”
“Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”
SHLP “Tirana Business University”
SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”
SHLUJ “Universiteti “Marin Barleti”
/AlpeNews.al/


