• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Juristi Sokol Hazizaj: Pas konfliktit të Reformës në Drejtësi qendron dhe politika
Home
Intervista

Juristi Sokol Hazizaj: Pas konfliktit të Reformës në Drejtësi qendron dhe politika

25 December, 2017 Redaktor2 Intervista, Politikë, Shqipëri

Intervistë e JavaNews me juristin e njohur dhe ekspertin e njohur të problemeve të jurisprudencës. Çfarë shikon ai të vështirë në këtë proces që po bëhet dhe vonon për Reformën në Drejtësi? Cilat janë handikapët dhe si e parashikon.

Intervistoi Ben Andoni

Juristi i njohur është i qartë për Reformën në Drejtësi. Ai sqaron për Javanews handikapet e saj por edhe të gjitha hapësirat ku pengohet. Është një proces shumë i komplikuar, sipas tij, që do kohën por edhe që i ka të arsyeshme të gjitha këto pengesa. Ai beson se politika nuk ka luajtur mirë dhe se është shpesh pas këtyre ngatërresave. “Pa harruar se këtij konfliktualiteti i qëndron me shumë dëshirë dhe politika nga pas. Pra, përfytyro të blesh një send të ri në një shtëpi plot me konflikte, e para gjë që të bie në sy është mospranimi deri në konflikt”, shprehet ai për Javanews.

Pse nuk u mendua për kompleksitetin e neneve të ligjeve që ndryshuan se do të sillnin kaq pështjellime? 

Siç është pohuar dhe më parë nga shumë juristë, Reforma në Drejtësi duke qenë shumë dimensionale dhe padyshim shumë e ngarkuar me terma të rinj procedurialë dhe materialë të provuar dhe pa provuar më parë në vende të tjera, si dhe duke qenë një përvojë e re në ndryshimet kushtetuese të panumërta, pothuajse në 2/3 e saj, në mënyrë të padiskutueshme do të kishte probleme, papajtueshmëri dhe pse jo edhe konflikte. Pa harruar se këtij konfliktualiteti i qëndron me shumë dëshirë dhe politika nga pas. Pra, përfytyro të blesh një send të ri në një shtëpi plot me konflikte, e para gjë që të bie në sy është mospranimi deri në konflikt. Në të tillë situatë u injektua dhe Reforma në Drejtësi. Paqartësitë e kanë burimin në seri faktorësh të ndryshëm, por më mirë po e le me kaq, pa hyrë në papajtueshmëri të tjera procedurale dhe materiale penale dhe civile.

A mendoni se është bërë me qëllim ky përcaktimi ambuig në ligjin, që prishi normalitetin e zgjedhjes së kryeprokurorit?
Në situatën politike konfliktuale dhe mosbesuese, pse jo dhe mediokre kur kaluan ndryshimet kushtetuese dhe më pas ligjet organike mbi mënyrën e organizimit të organeve të drejtësisë do të ishte e padrejtë të mos kishte gabime apo paqartësi dhe jo përputhshmëri. Duke mos e parë procesin bardh e zi dhe gabimet të qëllimshme, më duhet të pohoj se: për sa kohë, procesi reformues nuk ka përqasje me ndonjë të mëparshëm në kuptimin literal dhe formal, patjetër mund të ketë pasur në ndonjë moment dhe keqdashje. Gjithsesi, kur nismëtari punon nën konflikt, gabimet janë njerëzore, ndonëse nuk ka shumë rëndësi një konflikt midis që të jetë ligjor ose paqartësi për konfirmimin e një organi, se sa paqartësitë apo situatat konfliktuale midis të drejtave, veçanërisht kur ajo vijnë dhe deformohen kaq shumë sa ndryshojnë sjelljet ligjore të organeve të drejtësisë dhe shtetasve gjithashtu. Këtu e kam fjalën për zgjatje procedurale dhe mungesë efektiviteti të procesit penal, ndryshe nga misioni i reformës.

A mendoni se Reforma në Drejtësi do të sjellë handikape të tjera dhe mund të vonohet përtej parashikimeve…dhe ndoshta edhe mund të dështojë…
Duhet pranuar nga të gjithë faktorët krijues vendas dhe të huaj, që rezultatet e Reformës ligjore në Drejtësi do konsumojnë kohën e tyre, pra pse jo që kohë për aplikim dhe verifikim do të jetë relativisht e gjatë, por jo dëshpëruese, ndaj të tilla reforma nuk janë të njëjta si ato të karakterit administrativ, territorial apo të sigurimeve shoqërore etj. Reforma në Drejtësi është gjithëpërfshirëse për nga çfarë përfaqëson, ndaj është sa e vështirë por jo e pamundur. Duhet pranuar se në se të tjerat reforma riparohen në kohë të shkurtër, dhe fajtorët gjenden shpejtë, shkaktarët e deformimeve ligjore dhe kushtetuese janë zakonisht “fajtor pa faj”, arsye për të cilën të tilla reforma veçanërisht kur nxitohen duan shumë kohë të korrigjohen, fakt i cili nuk e çon asnjëherë në dështim një reformë të tillë, siç është ajo në drejtësi. (JavaNews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet kush do ta zëvendësojë Sokol Ballën në Top Channel (EMRI)
Previous article Ndeshja e bamirësisë/ Një legjendë e futbollit shqiptar dhe një ish-yll gjerman në një ekip së bashku

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT