Monika Krymadhi e ftuar në një emision televiziv deklaroi se qeveria aktuale është e kapur nga krimi i organizuar.
Kaq u desh që të ngjallë reagimin e aktorit të njohur të humorit Julian Deda, i njohur edhe për bindjet e tij të djathta.
Juli “vë në pozitë” Kryemadhin duke i kujtuar se kjo qeveri vazhdon të jetë e tillë prej 4 vitesh, kur në pushtet erdhi bashkë me koalicionin e LSI, pra kur ishin në bashkëqeverisje.
“Ka shume te drejte Kreytarja e LSI-se kur thote se qeveria eshte e kapur nga krimi i organizuar. Ke te drejte moj moter, por je pak vone ne konstatim. Kjo Qeveri ka kater vjet, qe jo vetem eshte e kapur, por eshte vete timoni i krimit te organizuar. Dmth e kapur ishte edhe kur ishte LSI ne bashkeqeverisje dhe kete e kemi pare dhe thene te gjithe, vetem ju po e shihni sot, se te qenit ne opozite ti hap syte, i sheh ndryshe ca gjera”, shkruan aktori në rrjetet sociale.



