• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JU VJEDHIN PARATË”/ Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën MASHTRUESE: Mos hapni mesazhe apo linqe për llogaritë bankare…
Home
Aktualitet
Kronikë

“JU VJEDHIN PARATË”/ Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën MASHTRUESE: Mos hapni mesazhe apo linqe për llogaritë bankare…

24 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit informon opinionin publik lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon së fundi, përmes mesazheve SMS dhe aplikacioneve të komunikimit elektronik.

Shtetas ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe që përmbajnë linke të rreme, me pretendimin se është i nevojshëm përditësimi i të dhënave bankare ose verifikimi i llogarisë së qytetarëve. Pasi qytetarët klikojnë mbi këto linke dhe japin të dhënat e tyre personale apo bankare, autorët e këtyre veprimeve arrijnë të aksesojnë llogaritë bankare dhe në shumë raste, kanë realizuar vjedhjen e shumave të konsiderueshme monetare.

Policia e Shtetit thekson se asnjë institucion bankar apo shtetëror nuk kërkon përmes SMS-ve apo linkeve të dyshimta dërgimin e të dhënave sensitive, si numrat e kartave bankare, kodet PIN apo kredencialet e tjera të sigurisë.

Për këtë arsye, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve:

Të mos klikojnë në asnjë link të dërguar nga burime të panjohura;

Të mos japin të dhënat e tyre personale apo bankare në forma të dyshimta online;
Të verifikojnë çdo informacion të tillë drejtpërdrejt me institucionin përkatës (bankë apo agjenci shtetërore);

Të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar pranë strukturave të hetimit të krimit kibernetik në Policinë e Shtetit.

Policia e Shtetit vijon të ndjekë me prioritet këto raste dhe po bashkëpunon ngushtë me institucionet financiare dhe partnerët, për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.

Respektoni sigurinë tuaj digjitale!
Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurt

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U EKSTRADUA NGA DUBAI/ Rrëzohet rekursi i Florenc Çapjas në Gjykatën e Lartë
Previous article DOSJA "VELIAJ"/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që zbërtheu skemën e korrupsionit

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT