Ministri i brendshëm Italian Mateo Salvini, i njohur për qëndrimin e tij kundër emigrantëve të paligjshëm, ka premtuar edhe ashpërsimin e luftës ndaj mafias.
Në një video të publikuar në facebook ai shfaqet duke notuar në një pishinë ne një ferme në Siena, dikur në pronësi të mafias, por e konfiskuar nga policia në vitin 2007.
Salvini e ka quajtur këtë moment si një “kënaqësi të dyfishtë”, duke u shpallur luftë organizatave mafioze.
Mateo Salvini: “Mesazhi i qartë për bastardët mafiozë, ndragetistë e kamorristë. Italia nuk do jetë më vendi juaj. Do luftoj ditë e natë dhe do provoj t’ju sekuestroj edhe mbathjet që keni veshur. Dua një ekonomi të fortë e të ndershme. Mafiozë dhe skafistë për mua jeni e njëjta jashtëqitje”.
Salvini thekson se impenjimi I tij kryesor do të jetë lufta ndaj mafias, të cilës do t’i dedikojë çdo energji për të treguar se shteti italian tashmë është më i fortë.
Dukshëm i frymëzuar nga kjo video, edhe lideri demokrat Lulzim basha reagoi në Twiter:
“Mirëdita “Koha e ndryshimit”@matteosalvini, së shpejti edhe në këtë anë të Adriatikut! Mafia shqiptare dhe Rama e drejtuar nga narko-shteti duhet të ndjejnë nxehtësinë nga Italia, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve dhe fshehjeve të djeshme”.
Ndërkohë Ministri i jashtëm Ditmir Bushati, ka reaguar ndaj statusit të kreut demokrat, duke thënë se shpresonte që llogaria i tij në Twitter të ishte hakërruar, në të kundërt sipas tij askush nuk I jep dot shpjegim reagimit të Bashës ndaj qytetarëve dhe shtetit të tij. “E turpshme”, përfundon reagimin në Twitter ministri Bushati.



