• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI”/ Mjeku shqiptar në Itali: Koronavirus rrezikon dhe të rinjtë, mos e neglizhoni
Home
Sociale

“JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI”/ Mjeku shqiptar në Itali: Koronavirus rrezikon dhe të rinjtë, mos e neglizhoni

18 March, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Koronavirusi prek edhe të rinjtë dhe disa prej tyre janë të shtruar në reanimacion, prandaj nuk duhet ta neglizhojë askush këtë virus me idenë se prek vetëm të moshuarit. Ky apel u bë nga mjeku shqiptar në Arezzo të Italisë,  Genc Kapxhiu gjatë një lidhje live në Report Tv.

Kapxhiu tha se në Arezzo ka dhe të rinj të prekur nga koronavirusi, dhe dy prej tyre ndodhen në reanimacion, ndërsa bëri thirrje që e vetmja mënyrë që kjo të shmanget është izolimi në shtëpi dhe një higjienë e mirë.

Sa për trajtimin e saj, mjeku shqiptar tha se nëse personat paraqesin vetëm temperaturë mund të qëndrojnë në izoluan në shtëpi pasi u bëhet trajtim simptomatik, në spital shtrohen ata që paraqesin komplikacione të tjera sidomos me frymëmarrjen.

“Sot në Toscana ka rreth 1 mijë të sëmurë me koronavirus. Në provincën tonë janë 74 të sëmurë. 7 prej tyre janë në reanimacion. Pjesa tjetër e të sëmurëve janë në shtëpi, pa simptoma respiratore të rëndësishme. Situata për momentin është e qetë, por nga momenti në moment mund edhe të ndërlikohet prandaj masat që janë  marrë janë shumë të rrepta.  Ka edhe të rinj që kanë rezultuar të prekur në qytetin tonë prej 100 mijë banorësh. Vetëm dy të rinj janë në reanimacion, por ata kanë pasur edhe komplikacione të tjera shëndetësore. Trajtimi është i bazuar në bazë të intervistës me pesë pika të bërë nga emergjenca. Pavarësisht moshës së pacientit, i ri apo i vjetër, nëse ka vetëm temperaturë dhe jo probleme respiratore, do të thotë se mund të rrije normalisht në shtëpi, i izoluar në dhomën e tij, dhe të bëje vetëm trajtim simptomatik.  Problemi ndryshon, ku përveç temperaturës ka edhe simptoma të tjera klinike. Atëherë ndërhyn emergjenca dhe bëhet izolimi i pacientit. Ndërhyrjet janë shumë të rrepta dhe të sakta.  Sipas të dhënave sot është data që duhet të ulet numri i pacientëve të prekur me koronavirus.  Brenda 3 javësh numri i pacientëve duhet të jetë i reduktuar. Megjithatë këto janë data epidemiologjie. Kryesore është vetëizolimi i pacientëve. Në këto raste ne jemi të parët që merremi me pacientët. Nga shtëpia deri në reanimacion. Situata nuk është e thjeshtë. Në këtë rast nuk është aspak e thjeshtë. Megjithatë është detyra jonë, kemi zgjedhur ta bëjmë dhe ecim përpara me kokën lart”, tha Kapxhiu

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KORONAVIRUSI FUT ORGANET NË KOLAPS"/ Mjeku Pipero: Prek mushkëritë, veshkat, mëlçinë dhe i nxjerr jashtë funksionit
Previous article MËSIMI NGA TV/ Shahini: Vetëm 15% në fshatra kanë vështirësi. Mësuesi në Korçë u infektua në Greqi

k.autor

Postime të ngjashme

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT