• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JU LUTEM MË TREGONI ÇFARË NDODHI”/ Goditja fatale që i mori jetën studentit 23-vjecar, flet babai: Ende nuk e kam një version të saktë
Home
Aktualitet
Kronikë

“JU LUTEM MË TREGONI ÇFARË NDODHI”/ Goditja fatale që i mori jetën studentit 23-vjecar, flet babai: Ende nuk e kam një version të saktë

21 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Vdekja tragjike e një 23-vjeçari mesditën e së shtunës së 11 Prillit, është ende pa një përgjigje për prindërit dhe të afërmit e viktimës. Reldi Guga, student, kishte dalë nga shtëpia me biçikletë rreth orës 10:30 për të bërë blerjen dhe furnizimet për fundjavën duke u pajisur me autorizim sipas procedurave ligjore në fuqi. Si zakonisht ai i drejtohet ish-Tregut Dinamo, aty ku si zakonisht blinte produktet e bulmetit dhe fruta – perimet.

Rreth orës 11:00, pasi përfundon pazarin, me qesen e ushqimeve në njërën dorë dhe biçikletën në dorën tjetër niset për t’u kthyer në shtëpi. Por pa bërë as 10 metra në tentativë për të kaluar nga njëri trotuar në tjetrin të rrugës “Isuf Beqiri”, rrugë që lidhet me Unazën e Tiranës për të të nxjerrë tek ish – restorant Durrësi. Reldi e gjen veten poshtë gomave të bylykut të një kamioni të një firme ndërtimi që po largohej nga një kantier ndërtimi aty pranë.

Reldi pëson dëmtime të mëdha, qytetarët e shumtë në zonë tentojnë t’i japin ndihmën e parë, duke u përpjekur në mënyrë rrethanore për t’i ndaluar gjakderdhjen deri sa ndihma e specializuar të mbërrinte. Brenda pak minutash, në vendngjarje mbërrin një autoambulancë dhe mjekët tentojnë t’i japin ndihmën e parë gjatë rrugës për në drejtim të Spitalit të Traumës. Reldi reagon me vështirësi por ka ende shenja jetë, ç’ka rrit shpresën tek doktorët e Spitalit të Traumës se mund ta shpëtojnë. Mjekët e fusin menjëherë në sallën e reanimacionit.

Gjatë kohës që doktorët po bëjnë gjithçka është e mundur për të shpëtuar Reldin, një prej tregtarëve të zonës informon prindërit se Reldi ishte përfshirë në aksident. Me një motorr që e kishin në oborr, dy prindërit nisen drejt vendngjarjes. Sapo mbërrijnë atje, shohin biçikletën e Reldit në rrugë, ndërsa dy policë i informojnë se Reldi ishte transportuar në Spitalin e Traumës.

Pas 8 orësh përpjekje të mjekëve për ta shpëtuar, mjekët në orën 18:50 njoftojnë familjarët që po prisnin jashtë, se Reldi kishte ndërruar jetë. Pasi e përcollën për në banesën e fundit njeriun e tyre të shtrejntë, babai i 23-vjeçarit në një intervistë për emisionin “Uniko” të gazetarit Spartak Koka, kërkon të dijë të vërtetën pasi po përballen me shumë versione se si ka ndodhur ngjarja. Shto këtu dhe faktin që megjithëse në zonë ka kamera sigurie, pretendohet që asnjëra prej tyre në atë moment nuk ka funksionuar. Po kështu, megjithëse rrugica në fjalë ka qenë e mbipopulluar, si dëshmitar është arritur të gjendet vetëm një i ri që punonte në tregun Dinamo dhe askush tjetër./klanplus

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kruja vatra më e re e COVID-19 në Shqipëri, nga 21 të testuar së fundmi 11 rezultojnë pozitivë
Previous article PAS BARACK/ Familja Obama mund të kthehet në krye të SHBA-së, këtë radhë Michelle

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2 Aktualitet

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT