• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JU KRIS PREJ TËMETIT”/ Vila e Romana Vlahutin që shqetësoi opozitën dhe heshtja e mediave të “Ramës” për vilat (janë dy) të Lulzim Bashës
Home
Politikë

“JU KRIS PREJ TËMETIT”/ Vila e Romana Vlahutin që shqetësoi opozitën dhe heshtja e mediave të “Ramës” për vilat (janë dy) të Lulzim Bashës

30 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Nëse fut emrin e ish-ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, fjala vjen tek search-i i “Rilindjes Demokratike”, do të gjesh dhjetëra shkrime kundër saj, për blerjen e një vile 1.6 milionë euro.

E njëjta gjë ndodh nëse e kërkon emrin e saj edhe në shumicën e portaleve shqiptare, të cilat kontrollohen nga PD-LSI.

Vlahutin u sulmua për më shumë se një vit dhe u akuzua se po shpërdoronte paratë e BE-së, duke blerë vila të shtrenjta.

Vetë zyra e BE-së në Bruksel nuk ishte e shqetësuar, pasi ata i kishin dhënë paratë për blerjen e vilës dhe e dinin çfarë kishte ndodhur.

Por opozitarët shqiptarë ishin të shqetësuar për paratë e BE-së dhe e bënë kalë beteje, për më shumë se një vit, vilën e blerë nga BE në Tiranë, por që ata ia faturonin Vlahutin.

Për këtë arsye, BE iu përgjigj akuzave të opozitës, me anë të një deklarate.

“Vendimi për të zgjedhur rezidencën e kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri erdhi si konkluzion i një analize tërësore, që përfshiu një vëzhgim të tregut, një vlerësim nga një ekspert i pavarur dhe këshillimin e Oficerit Rajonal të Sigurisë së EEAS (Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian) në lidhje me aspektet e sigurisë.

Ky ishte opsioni më i mirë lidhur me raportin e përgjithshëm cilësi/çmim dhe përmbushjen e nevojave të ndërtesës si rezidencë e kreut të Delegacionit të BE-së, si siguria, lehtësirat dhe afërsia me Delegacionin e BE-së.

Vendimi u miratua nga Autoriteti Buxhetor i BE-së në janar 2015. Është e një rëndësie shumë të madhe për institucionet e BE-së që buxheti të jepet në mënyrë korrekte, transparente dhe me raportin më të mirë cilësi-çmim”, thuhej në deklaratën e BE-së.

Prej dy ditësh ndërkohë, është publikuar lajmi se Lulzim Basha është transferuar në zonën e vilave ku deri më dje akuzohej Romana Vlahutin.

Dhe ka marrë dy, jo një vilë.

PD deklaron se i ka marrë me qira, por nuk ka lëshuar asnjë kopje të qirasë.

Mediat ndërkohë, në shumica nuk e kanë botuar këtë lajm, duke e shmangur totalisht.

Pikërisht ato media që ishin të shqetësuara për paratë e BE-së, që bleu një vilë në zonën ku sot jeton Lulzim Basha, nuk iu bën përshtypje se ku i gjen paratë ky i fundit, që ka marrë jo një, por dy vila.

Me siguri i kontrollon Edi Rama, i cili i urdhëron të mos e nxjerrin lajmin për vilat e Bashës.

Se ndryshe nuk ka si shpjegohet kjo heshtje pwr kryetarin e opozitws, qw twrw ditwn flet pwr varfwrinw ku na ka zhytur Edi Rama, ndwrsa nw darkw vete e relaksohet nw vilat luksoze, ku edhe nwse nuk i ka blerw dhe i ka marrw me qira, siç pretendon PD, duhet tw paguajw 6 mijw euro nw muaj pwr qiranw!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUHET TË PRISNI ZJEDHJET E RADHËS PËR TU KTHYER NË PARLAMENT"/ Spiropali i përgjigjet Bashës: Ti dhe shumica jote imagjinare...
Previous article “S’KENI TURP T’JU MUNDIN EDHE ATA LASK*RAT”/ Shoqërohet në polici trajneri shqiptar që rrihte futbollistët me shpulla (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SONTE SHKRUHET HISTORIA/ Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar Breaking News

SONTE SHKRUHET HISTORIA/ Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima Aktualitet

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT