• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JU KA MBARUAR KUALIDIMI I MAKINËS? Drejtoria e Transportit: Ja si duhet të veproni
Home
Sociale

JU KA MBARUAR KUALIDIMI I MAKINËS? Drejtoria e Transportit: Ja si duhet të veproni

8 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Kontrolli teknik i automjeteve vazhdon të jetë i mbyllur për shkak të pandemisë të koronavirusit. Por nëse data e kontrollit teknik të automjeteve ka qenë gjatë ditëve kur shërbimi i SGS-së ka qenë i mbyllur për shkak të emergjencave, qytetarët janë të detyruar të qarkullojnë pa bërë kolaudimin dhe nuk do të gjobiten.

“Për kontrollin teknik të mjetit, qytetarët duhet të interesohen te subjekti SGS. Nëse data juaj e kontrollit teknik ka qenë gjatë ditëve kur shërbimi ka qenë i mbyllur (13 Mars e tutje), mund të vijoni me qarkullimin e mjetit derisa të rinisë plotësisht shërbimin SGS e ku do orientoheni për orarin tuaj dhe datën e re të kontrollit teknik. Për sa kohë shërbimi është i mbyllur për kontrollin teknik, nuk do ketë gjobë të kontrollit teknik vjetor”, informoi për kontrollin teknik të mjeteve Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.Kontrolli teknik i makinave kryhet nga subjekti privat SGS dhe në faqen zyrtare të kompanisë prej datës 16 mars është njoftuar se për shkak të masave të rrepta të detyrueshme dhe vendimeve të marra nga autoritetet në situatën e përhapjes së COVID-19, qytetarët nuk mund të qarkullojnë me mjete në rrugë, pra nuk mund të vijnë në qendrat e kontrollit.

“Deri në një njoftim të dytë, qendrat e kontrollit teknik do të jenë të mbyllura. Duke dërguar mesazh email në adresën [email protected], do të merrni një mesazh përgjigje të menjëhershme me informacionet më të përditësuara mbi operimin e qendrave të kontrollit”, sqaron kompania SGS.Por qytetarët të cilët i drejtohen kompanisë për shërbim, për shkak të përfundimit të afatit të kontrollit vjetor, pas datës të nxjerrjes të njoftimit nga SGS ju komunikohet automatikisht elektronikisht se kontrolli teknik do të vazhdojë të mos operojë deri në një njoftim të dytë.

Si do të paguhet taksat e makinave: Nga ana tjetër më herët Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor sqaroi për qytetarët se taksat për makinat deri në një njoftim të dytë do të paguhen online, nëpërmjet platformës e-Albania.

Me ndryshimet ligjore se taksat nuk paguhen në afat aplikohet një kamatvonesë (0,06% për ditë vonese), por jo gjobë. “Për të lehtësuar pagesën e qytetarëve, përveç portalit e-albania ku taksa paguhet online, hapëm sportelet me rezervim për NSHRAK dhe Durrës, ndërsa për degët rajonale nuk ka nevojë për rezervim”, sqaroi Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.Te të dyja sportelet sipas drejtorisë të Transportit shërbimi nuk ofrohet pa kryer më parë rezervimin online. Ndërsa në rrethe shërbimi ofrohet nga degët rajonale si:Fier, Elbasan, Dibër, Sarandë, Vlorë, Berat, Korçë, Shkodër, Laç dhe Kukës. Në rrethe shërbimi nuk ka nevojë për rezervim. Shërbimi për qytetarët dhe bizneset ofrohet nga e hëna deri të shtunën, në fashën e orareve 07:00 deri në 12:30.Sipas kësaj drejtorie taksat mund të paguhen dhe përmes bankës duke plotësuar formularin dhe duke marrë faturën e taksës te ne: https://www.dpshtrr.al/covid-19/pagesa-taksave-vjetore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Teksa ishte në intubim solli në jetë fëmijën, ndërron jetë 33 vjeçarja
Previous article KORONAVIRUSI/ Lajmi i ditës: Nënë Rukija, 84 vjeçe fiton betejën me COVID-19!

k.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë Aktualitet

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT