Nuk ka gjë më acaruese sesa kur e dashura apo i dashuri ndryshon password-in e Facebook, Instagram apo të rrjeteve të tjera sociale çdo 2 javë apo çdo muaj. Edhe për këtë mund të biem dakord të gjithë…
Ama, Beyonce e çon ndryshimin e rrjeteve sociale në një tjetër nivel!
Teksa po fliste për bashkëpunimin e tij me krijuesen e “Formation”, Ed Sheeran ka treguar se Bey ndryshon emailin e saj çdo javë. Pra, çdo javë Beyonce ka nga një email të ri gjë që e bën gati të pamundur kontaktin me të.
“Unë kisha një adresë email-i me të cilin komunikoja me Beyonce-n për bashkëpunimin, por ai ndryshon çdo javë.”, – ka treguar Ed për Entertainment Tonight. “Është shumë e mirë në të fshehur.”
Më pas ai shton:
“Ajo lindi binjakët në qershor, por ne kishim nisur punën për “Perfect Duet” që në maj. Në shtator e kishim përfunduar të gjithin si projekt!”.
Sipas britanikut, i gjithë regjistrimi i këngës kishte ndodhur që me herën e parë, pra jo nota të dyta, të treta apo të katërta.
Epo, nuk kishte si të ndodhte ndryshe… kur dy nga zërat më të mirë në muzikë bëhen bashkë, mjaftojnë shumë pak minuta që kënga të përfundohet.