• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JU DUA. MË VJEN KEQ”/ Familjet izraelite ende në kërkim të pengjeve
Home
Nderkombetare

“JU DUA. MË VJEN KEQ”/ Familjet izraelite ende në kërkim të pengjeve

23 October, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Lirimi i dy pengjeve gjatë fundjavës i ka dhënë shpresë edhe familjeve të tjera të cilët ende kërkojnë të dashurit të tyre të cilët u morën peng ngs Hamasi kur nisi sulmet në 7 tetor. Shpresa është e madhe për prindërit e 22-vjeçarit Omer Wenkert, i cili ishte në mesin e shumë pengjeve që militantët morën. Sipas prindërve të Omerit, ai u rrëmbye teksa po merrte pjesë në festivalin e muzikës Nova.

“Më 7 tetor morëm një informacion se Omeri është në Nova Fest. Ne telefonuam Omerin, ai na tha, “Jam mirë, jam në Nova fest dhe do t’ju telefonoj sërish”. Por prej atij momenti kur militantët sulmuan na erdhi një video nga rrjeti Telegram i Hamasit, dhe pamë Omerin, se ai është gjallë, i kapur nga Hamasi, duke shkuar në Rripin e Gazës”.

Niva dhe bashkëshorti i saj, Shai Wenkert, shpresojnë se negociatat për pengjet mund të vazhdojnë.

“Pamë që dy pengje u liruan nga duart e Hamasit. Nga njëra anë, po më jep shpresë se djali im Omer do të dalë sa më shpejt të jetë e mundur, por nga ana tjetër është diçka që nuk mund ta kuptoj se si dikush mund të bëjë negociatë për civilët nga vendet e tjera dhe të mos bëj marrëveshje për lirimin e të gjitha pengjeve. Kam një mesazh për qeverinë izraelite. Lufta do të ndalet vetëm kur të gjithë të rrëmbyerit të kthehen në shtëpi. Deri atëherë, lufta do të përshkallëzohet”.

Të njëjtin fat e ka gjithashtu edhe izraelito-amerikanja Rachel Goldberg. Më 7 tetor, kur dëgjoi raportet për një inkursion nga militantët e Hamasit në tokën izraelite, ajo pati frikën se diçka nuk po shkonte me djalin e saj 23-vjeçar Hersh.

Goldberg mori dy mesazhe përmes Whatsapp nga Hersh, dhe ato ishin të fundit “Ju dua. Më vjen keq.” Hersh kishte shkuar në festivalin e muzikës Nova me një mik, që më pas u morën peng nga militantët. Pas kësaj, 54-vjeçarja Goldberg humbi kontaktet me Hersh. Ajo u përpoq të gjente në lajme për djalin e saj, miqtë e familjes vizituan spitalet për të identifikuar trupat. Disa ditë më vonë ajo mori lajmin se djali i saj ishte plagosur nga Hamasi dhe nëpërmjet një video ajo pa sesi militantët e keqtrajtonin duke e hipur në një kamion.

“E dini, këto janë lojëra që nuk na është dashur t’i luajmë kurrë më pare. Unë do të preferoja që ai të ishte gjallë, natyrisht, kështu që ne po lutemi për këtë. Është një situatë kaq e pazakontë. Nuk arrij t’a kuptoj se çfarë faji kanë ata fëmijë, adoleshentë, prindër dhe të moshuar që tani janë në duart e Hamasit”.

Goldberg shprehet se ajo dhe familja e saj kanë qenë në kontakt me autoritetet izraelite dhe amerikane për Hersh, por deri më tani asgjë nuk është bërë. Hamasi ka deklaruar se po mban 200 peng ndërsa disa prej tyre shtetas me kombësi të ndryshme janë vrarë nga militantët.

Ndërkaq rreth 20,000 njerëz u mblodhën në sheshin Trafalgar të Londrës për të kërkuar lirimin e më shumë se 200 pengjeve të marra nga Hamasi gjatë inkursionit të tyre më 7 tetor. Mijëra mbështetës të Izraelit u mblodhën dhe protestuan në disa qytete në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Komuniteti hebre në Glen Cove, Nju Jork mbajti një vigjilje për ata që kanë humbur jetën në Izrael dhe i kërkuan kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të lirojë pengjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Asgjësohen mbi 50 kilogramë kanabis në Dimal, një në pranga dhe një në kërkim
Previous article GJERMANIA SI NDËRMJETËSUESE NË LINDJEN E MESME? Analiza e DW: Mundësitë të kufizuara

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit Botë

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara Botë

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT