• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JU BESOJ DRITËN E SYVE TË MI”/ Mesazhi prekës i gazetarit palestinez që u vra nga Izraeli
Home
Nderkombetare

“JU BESOJ DRITËN E SYVE TË MI”/ Mesazhi prekës i gazetarit palestinez që u vra nga Izraeli

11 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Gazetari i Al Jazeera-s, Anas al-Sharif, i cili u vra nga një sulm izraelit mbi tendën e gazetarëve në qytetin e Gazës, ka lënë një testament dhe mesazh të fundit prekës, ku i bën thirrje botës të mos harrojë Gazën e rrethuar dhe popullin palestinez.

Në testamentin e tij, i publikuar në rrjetet sociale pas vrasjes të dielën, al-Sharif shkruante se kishte dhënë “çdo përpjekje dhe gjithë forcën time për të qenë mbështetje dhe zë për popullin tim”.

“Shpresa ime ishte që Allahu të më zgjaste jetën që të kthehesha me familjen e të dashurit e mi në qytetin tonë të origjinës, Asqalanin (Al-Majdal) e pushtuar. Por vullneti i Allahut erdhi i pari dhe urdhrit të Tij i binda. Kam jetuar dhimbjen në çdo detaj të saj, kam shijuar vuajtjen dhe humbjen shumë herë, por asnjëherë nuk hezitova të përcillja të vërtetën siç është, pa shtrembërime”, shkruante ai.

Al-Sharif la pas një familje prej katër anëtarësh: nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ai kërkoi që familja e tij të kujdesej, sidomos për vajzën dhe djalin, pas vrasjes së tij nga Izraeli.

“Ju besoj kujdesin për familjen time. Ju besoj vajzën time të dashur, Sham, dritën e syve të mi, të cilën nuk pata kurrë mundësinë ta shihja të rritej ashtu siç kisha ëndërruar. Ju besoj djalin tim të dashur, Salah, të cilin kisha dëshiruar ta mbështesja dhe ta shoqëroja në jetë deri sa të bëhej mjaftueshëm i fortë për të mbajtur barrën time dhe për të vazhduar misionin. Ju bëj thirrje të qëndroni pranë tyre, të jeni mbështetje për ta pas Allahut të Madhëruar. Nëse vdes, vdes i qëndrueshëm mbi parimet e mia”, tha ai.

Në mesazhin e tij, gazetari kërkoi nga të gjithë të qëndrojnë me Palestinën dhe popullin e saj, sidomos me “fëmijët e pafajshëm”. Ai bëri thirrje të mos mbetemi të heshtur dhe të bëhemi ura drejt çlirimit të Palestinës.

“Jua lë amanet Palestinën, xhevahirin e kurorës së botës myslimane, rrahjen e zemrës së çdo njeriu të lirë në këtë botë. Jua lë amanet popullin e saj, fëmijët e saj të pafajshëm dhe të shtypur që nuk patën kurrë kohë të ëndërrojnë apo të jetojnë në paqe e siguri. Mos lejoni që zinxhirët t’ju heshtin, as kufijtë t’ju pengojnë. Bëhuni ura drejt çlirimit të tokës dhe popullit të saj, derisa dielli i dinjitetit dhe i lirisë të lindë mbi atdheun tonë të vjedhur”, shkruante ai.

Gjenocidi ndaj gazetarëve

Al-Sharif ishte një nga pesë gazetarët që Izraeli vrau në sulmin e së dielës. Të tjerët ishin Mohamed Qraiqea, Ibrahim Dahir, Moumin Alaywa dhe Mohammed Noufal.

Sipas Zyrës së Medias në Gaza, numri i gazetarëve të vrarë që nga fillimi i gjenocidit izraelit në Gaza më 7 tetor 2023 ka arritur në 237, pas vrasjes së këtyre pesë gazetarëve.

Izraeli ka bllokuar hyrjen e gazetarëve ndërkombëtarë në Gaza për të fshehur të vërtetën mbi gjenocidin ndaj palestinezëve.

Para kësaj ngjarjeje, vrasja e fundit e një gazetari në Gaza ishte në fund të korrikut, kur Izraeli vrau fotoreporterin Adam Abu Harbid.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNË BRENDA FAMILJES NË KUÇOVË/ 59-vjeçari qëllon me thikë bashkëshorten
Previous article "M'I VRANË VETËM SE PINË UJË"/ Shpërthen në lot pronari i kuajve që u qëlluan me çifte në Llogara

s.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT