• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JOSHJE E PRESION/ Si Vuçiç po organizon tubimin më të madh në historinë e Serbisë
Home
Rajon

JOSHJE E PRESION/ Si Vuçiç po organizon tubimin më të madh në historinë e Serbisë

25 May, 2023 s.autor Rajon

Tubimi i organizuar nga Aleksandër Vuçiç për ditën e nesërme në Beograd duket se është jetik për të. Jo vetëm nga Serbia, por qytetarët serb po organizohen nën joshje dhe presion nga i gjithe Ballkani për të qenë në Beograd më 26 maj në tubimin “Serbia e shpresës”.

Transport i organizuar falas, presion për pjesëmarrje, lista të punonjësve që duhet të marrin pjesë në tubim, janë disa nga metodat e shfaqura jo vetëm brenda Serbisë por edhe në vende të tjera për të organizuar një pjesëmarrje sa më të madhe.

Profesorët e një shkolle në Mitrovicën e Veriut, siç i është thënë Radios Evropa e Lirë, janë në listën e atyre që “duhet” të jenë në Beograd.

Në mbështetje të Vuçiçit, edhe disa shoqata nga Maqedonia e Veriut dhe entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, janë duke organizuar autobusë pa pagesë.

Pas dy vrasjeve masive në Serbi në fillim të majit, opozita ka organizuar dy protesta në Beograd me sloganin “Serbia kundër dhunës”. Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në to.

Ata kanë kërkuar mbylljen e televizioneve me frekuencë kombëtare, të tilla si Pink dhe Happy, që pretendohet se nxisin dhunë, pastaj dorëheqjen e ministrit të Policisë, Bratisllav Gashiq, dhe të kreut të Agjencisë së Sigurimit, Aleksandar Vulin, ndalimin e menjëhershëm të programeve të njohura si “reality shoë” dhe zëvendësimin e anëtarëve të këshillit REM – Organi rregullator për mediat elektronike.

Protestat në Beograd, sipas Vuçiçit, janë përpjekje për të keqpërdorur pikëllimin dhe “për të shkatërruar gjithçka serbe”.

Ai ka vendosur të organizojë një tubim, të cilin e ka paralajmëruar si më të madhin në historinë serbe, e në të cilin do të flasë edhe vetë.

Disa serbë nga Kosova do të ecin për nëntë ditë nga komuna e Leposaviqit – në veri të Kosovës – deri në Beograd, për të mbështetur presidentin e Serbisë në, siç thonë, përpjekjet e tij për ta shpëtuar Serbinë.

Sipas informacioneve kuota e njerëzve që duhet të shkojnë në tubimin e presidentit të Serbisë të premten, duhet të plotësohet nga secila prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në Maqedoninë e Veriut janë rezervuar gjashtë autobusë falas, që do të nisen për në Beograd, herët në mëngjesin e së premtes. Rreth 300 qytetarë maqedonas nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Negotini do të shkojnë për të mbështetur presidentin e Serbisë.

Katër autobusët që do të mbushen nga organizata joqeveritare e Shkupit “Paqe, harmoni dhe stabilitet”, e që do të nisen për në Serbi, nuk financohen nga Qeveria e Serbisë. Ky udhëtim po organizohet nga shoqata me para nga anëtarësimi dhe me donacione nga disa individë, i është thënë Radios Evropa e Lirë.

Kryetari i shoqatës, Dimitrije Nediç, ka thënë se “do të përkrahë një njeri që i mbron interesat maqedonase dhe serbe”.

Qeveria dhe opozita e Republikës Sërpska kanë rënë dakord për një gjë – ta mbështesin udhëheqësin serb kur ai t’i drejtohet kombit nga Beogradi të premten.

Në mesin e atyre që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit serb është edhe presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe udhëheqësja e Frontit Kombëtar të opozitës, Jellena Triviç.

Deri më tani, rreth dhjetë autobusë nga Republika Sërpska kanë njoftuar se do të nisen për në Beograd, mëngjesin e së premtes. Ata financohen nga Partia Sërpska e Bashkuar dhe për këtë udhëtim do të ndajnë, siç kanë thënë, mjete nga buxheti i tyre.

Partitë opozitare në Serbi akuzojnë partinë e Vuçiçit për presione dhe kërcënime ndaj punonjësve të institucioneve shtetërore, për të marrë pjesë në tubim.

“Kuota për Kragujevcin është rreth 9 mijë, me sa di unë. Është e qartë se SNS-ja dëshiron të mbajë një tubim të madh në një mënyrë që nuk është e pranueshme”, ka thënë Stevanoviç.

Sipas disa partive opozitare, ajo që bën SNS-ja për t’i mobilizuar qytetarët nën presion, është vepër penale, për të cilën parashikohen edhe dënime me burg.

Ndërkohë, një grup i organizatave të shoqërisë civile i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, më 23 maj, që ta anulojë tubimin në interes të uljes së tensioneve dhe parandalimit të përçarjeve të mëtejshme në shoqëri.

Sipas Vuçiçit, tubimi i së premtes “nuk është për urrejtje, protestë dhe zemërim”, por për “njerëzit e zakonshëm, të mirë të Serbisë dhe për ata që duan t’i mbështesin ata që kanë humbur të dashurit e tyre”./ Euronews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TROFEU MBETET ZIKALTËR..."/ Mediat italiane duartrokasin Interin
Previous article LUFTA/ Aleatët diskutojnë ndihma të reja për Ukrainën, Rusia intensifikon sulmet

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT