Si për të dëshmuar paanësi në veprimet e saj, pas valës së indinjatës që shkaktoi nëpër botë leja e autoriteteve suedeze për një proteste gjatë të cilës u dogj një libër Kurani, policia suedeze njoftoi se ka lejuar gjithashtu një tubim ku pritet të digjet Bibla e të krishterëve dhe Tora e hebrenjve.
Policia e Stokholmit theksoi se në përputhje me legjislacionin suedez u dha leje njerëzve për të mbajtur tubime publike dhe jo për aktivitetet e kryera gjatë tyre.
“Policia nuk jep leje për të djegur tekste të ndryshme fetare. Policia lëshon leje për të mbajtur një tubim publik dhe për të shprehur një mendim. E këtu ka dallim të madh”, tha zëdhwnësja e policisë në Stokholm Carina Skagerlind.


