Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim një pamje nga Dardha në Korçë.
Fshati turistik i Dardhës, 20 km në jug-lindje të Korçës, është kthyer në një prej destinacioneve të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.
Ajo që e bën të veçantë këtë fshat turistik është fakti që ai mbart vlera jo vetëm gjatë dimrit kur dëbora e bën përrallorë, por edhe gjatë stinës së verës.
Pasuria e traditës e bën Dardhën një nga destinacionet turistike më të frekuentuara dhe te bukura per vizitorët. Tashmë ajo është kthyer në një fshat miqësor ku pret dhe përcjell një numër të madh turistësh.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga Dardha në Korçë.