Eleni Foureira është këngëtare stiliste aktore dhe balerinë. Ajo e filloi karrierën e sja në vitin 2007 në Greqi me një grup vajzash “Mystique” për të vazhduar karrierën e vetme pasi grupi u shpërbë në vitin 2009.
E njohur si greke Eleni është shqiptare e pastër që do të përfaqësojë Qipron në Eurovizionin 2018. Ajo është e lindur në Fier në vitin 1987, me emrin origjinal Entela Fureraj, nga një familje e pastër shqiptare. Si shumë shqiptarë edhe familja e saj emigroi në Greqi.
“O sa vështirë me pranu me qenë shqiptar ndonjëherë!” Këngëtarja në fillim e ka fshehur që është shqiptare.
Por nuk mund të vazhdonte kështu përgjithmonë. Këngëtarja sexy vazhdon të korrë sukses në shtetin grek dhe pasi e pranoi hapur origjinën. Eleni Foureira ose ndryshe, Entela Fureraj, e lindur në 7 mars 1987 në qytetin e Fierit, është një ndër këngëtaret më të famshme dhe më të diskutuara në shtetin fqinj.
Hapat e para drejt muzikës dhe shoëbizz-it i hodhi duke qenë pjesë e grupit femëror Mystiquenë 2007-ën. Eleni dallonte nga vajzat e grupit për shkak të ngjyrës ulliri të lëkurës, kishte propocione ideale dhe flokë me prerje afro. 2010-a e gjeti të ndarë nga grupi, pasi ajo filloi karrierën solo dhe promovoi punën e saj të parë diskografike.
Tashmë ajo numëron më shumë se 20 hite muzikore në rrymën pop, hip hop dhe dance, bashkëpunime me këngëtarë grekë dhe të huaj, si dhe çmime si këngëtarja më e mirë femër apo këngëtarja e vitit. Kur del në skenë, ajo realisht shpërthen dhe bën shumë femra xheloze për linjat dhe lëvizjet e saj. Mjafton të dish që e kanë quajtur “Beyonce greke” për ta imagjinuar.
Edhe përsa i përket jetës së saj personale Eleni ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Pas lidhjes shumëvjeçare me futbollistin e kombëtares greke Giorgos Samaras, ajo po përjeton dashurinë në krahët e partnerit të saj të ri, Spiraggelos Likudhis, i cili zotëron linjën e tragetëve Kefalonian Lines. Që prej marsit të 2015-ës, ata ndajnë historinë e tyre nën një strehë, por ende nuk është dëgjuar diçka rreth hapit të rëndësishëm drejt altarit.
Përveç muzikës, ajo njihet edhe si stiliste dhe aktore…
AlpeNews.al