Festat e fundvitit janë festat që mezi priten nga të gjithë, aq më shumë nga fëmijët, dhe supozohet të jenë pjesa më e bukur e gjithë vitit.
Por nuk ka ndodhur kështu me këta fëmijë të vegjël, të cilët janë pothuajse të tmerruar nga simboli i vitit të ri, që është babagjyshi.
Epo, kur mendon për këtë – ideja e një të huaji që hyn në shtëpinë tënde dhe ha të gjitha copat e biskotave të tua dhe pastaj zhduket pa bërë zhurmë është pak e “frikshme”…
Nga të bërtiturat shokuese deri te sytë e trembur, këta fëmijë duket sikur i kanë futur në lojën e frikës dhe jo në “shtëpinë e babagjyshit”.
Duke u nisur nga fotot të hedhura në internet të cilat janë bërë virale duket sikur këta fëmijë sapo i bënë vendin vetes në listën e fëmijëve të “pasjellshëm” të cilët babagjyshi nuk ju bën dhurata. Sipas prindërve një gjigand i madh i huaj, që mban fëmijët e tyre dhe i largon nga prindërit për një moment, ka shkaktuar tmerr te fëmijët e vegjël, të cilët sjanë treguar fare miqësor me babagjyshin.
Pasi patë këto foto, të gjithë ju prindër që ju ka ndodhur kjo gjë, do mendoni që nuk jeni të vetmit…
Përgatiti AlpeNews.al