Presidenti amerikan Joe Biden e paralajmëroi Vladmir Putinin që të shmangë përdorimin e armëve bërthamore pas disfatës që kanë pësuar forcat e tij në Ukrainë ose do të përballen me pasoja.
Biden u përgjigj për “Sunday’s 60 minutes” kur u pyet se çfarë fjalë do të kishte për homologun e tij rus nëse ai po konsideronte përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë: ‘Mos. Mos. Mos. Do të ndryshohet fytyrën e luftës që nga Lufta e Dytë Botërore.’
Kur gazetari Pelley e shtyu presidentin për përgjigjen e Amerikës nëse Putini kalonte vijën, Biden nuk pranoi të komentonte një plan specifik, duke thënë vetëm se SHBA do të vepronte nëse armët bërthamore viheshin në lojë.
“Kjo do të ketë pasoja,” tha Biden. “Rusia do të krijojë një figurë më të keqe se kurrë në botë”, u shpreh ai.
Përgjigja e Bidenit vjen një ditë pasi administrata e tij u angazhua për dërgimin e 600 milionë dollarëve të tjera ndihmë ushtarake në Ukrainë, e cila mori me sukses një tjetër qytet të madh nga forcat ruse të mërkurën.