Ju ka ndodhur ndonjëherë të jeni pa fat dhe kaq me fat njëkohësisht? Vajza për të cilën do t’ju tregojmë i përjetoi të dyja ndjesitë brenda pak orëve.
Fluturimi i saj dhe i shumë të tjerëve nga New York- u për në Washington D.C u anullua. Linja e fluturimeve rezervoi vende të reja në një tjetër avion brenda asaj ditë.
Vajza shkoi në shtëpi dhe priti disa orë derisa u rikthye sërish në aeroport. Ndërkohë punonjësi kishte mundur t’i siguronte grupit një fluturim të momentit dhe tanimë të gjithë ishin nisur para kohe.
Nëse gjithë të tjerët udhëtuan normalisht, për vajzën fati kishte rezervuar diçka të këndshme. Një avion i tërë u ngrit në fluturim me vetëm një pasagjer. Vajzën e dërguan në destinacion a thua se me një makinë private.
Entuziaste sa më s’ka ishte vetëm ajo, qielli dhe një avion i gjithi për të!
Burimi: People