• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JO” E BE, ZHGËNJIM”/ Sassoli mbështet Shqipërinë: T’i bindim të gjithë për negociatat
Home
Politikë

“JO” E BE, ZHGËNJIM”/ Sassoli mbështet Shqipërinë: T’i bindim të gjithë për negociatat

3 February, 2020 F.autor Politikë

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, deklaroi se të gjithë u zhgënjyen kur BE vendosi që t’i thoshte ‘Jo’ Shqipërisë për negociatat.

Ai theksoi se pavarësisht zhgënjimit, të gjithë duhet të punojnë për të vijuar rrugën drejt integrimit të vendit në BE. Teksa u ndal tek tërmeti i 26 nëntorit, Sassoli tha se BE u tregua e gatshme që të ndihmonte vendin në rast tragjedie.

“Mik i dashur faleminderit për mikpritjen. Ju përgëzoj për hapat që po ndërmerrni. Ne duhet të mbështesim shqiptarët drejt BE. Ndodhi një ngadalësim përpara fundit të viti, por procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Është i bindur për këtë parlamenti dhe Komisioni Europain. Jam i bindur dhe unë që kjo është vetëm një vonesë. Lufta kundër kriminalitetit, rikuperimi, rimarrja e kapitaleve, janë nisma këto të domosdoshme. Kemi parë se si është rifilluar dialogu brenda afateve të shkurtra. Ju e dini zhgënjimin që ndjetë, që ka ndjerë shoqëria civile shqiptare, të njëjtën gjë që kemi ndjerë dhe ne. Por duhet ta kapërcejmë këtë. Kemi kohën e duhur që t’i bindim të gjithë për atë rrugë që domosdoshmërish ta bëjmë së bashku. Kemi një fat të përbashkët. Në këtë rrugë kemi përshtatje. BE u tregua e gatshme dhe me ndihmat, dhe me fazën e re për rindërtimin pas tërmetit. Do punojmë shumë për një të ardhme. Është një vend i rëndësishëm jo sepse laget nga deti Adriatik por është pjesë e Ballkanit Perëndimor. Ka dy sfida të përbashkëta që s’do rresht kurrë. Europa ka filluar dhe i ka vënë vetes një synim ambicioz; procesi i anëtarësimit. Çështja e dytë ka të bëjë me tema të solidaritetit dhe sigurisë. Shoqëritë tona u kërkojnë institucioneve vigjilencë dhe nisma.”, tha Sassoli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DHUROI FITOREN BARCELONËS ME DOPIETË/ Talenti Fati: Ende dyshoj se kjo që po ndodh është e vërtetë!
Previous article NUK KA TË NDALUR/ Në prag të 35-vjetorit, por Ronaldo është rekordmen

F.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT