• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JO BIDEN NUK I NDAHET GAFAVE/ Pasi ngatërroi Macron harron edhe emrin e Hamasit
Home
Botë

JO BIDEN NUK I NDAHET GAFAVE/ Pasi ngatërroi Macron harron edhe emrin e Hamasit

7 February, 2024 s.autor Botë

Për arsyet e gabuara, presidenti amerikan Joe Biden u bë edhe një herë viral në rrjet. 24 orë pas gabimit të tij me Francois Mitterrand – ai pretendoi se kishte folur me të pas zgjedhjes së tij si President (duke e ngatërruar me presidentin francez Emmanuel Macron), Biden ka harruar edhe emrin e Hamasit.

Presidenti i SHBA-ve u duk i përhumbur dhe nuk mundi të përfundonte fjalinë e tij. “Ka një lëvizje, dhe unë nuk dua, nuk dua, dua të shikoj fjalët e mia…”, tha ai kur u pyet për negociatat midis Izraelit dhe Hamasit, duke dalë huq në tentativën për të kujtuar emrin e krahur të armatosur të palestinezëve.

“Ka një lëvizje, ka… Një përgjigje nga…” vazhdoi ai, duke pushuar sërish për të humbur shikimin gjetkë.

“Ka një përgjigje… nga… kundërshtarët, por…”, vazhdoi sërish Biden duke i lënë gazetarët të hutuar. Disa sekonda më vonë ai pa në të majtën e tij, ndërsa dëgjoi një nga bashkëpunëtorët e tij duke i thirrur emrin e Hamasit.

“Po, nga Hamasi, më falni…”, u kujtua më në fund të thoshte Presidenti.

Menjëherë pas kësaj gafe të presidentit reagoi demokrati Dean Benson Phillips, i cili konkurron në garën e brendshme të demokratëve për zgjedhjet presidenciale.

“Në vitin 2016, Joe Biden mori vendimin e gabuar duke mos kandiduar dhe në 2024 ai po merr vendimin e gabuar duke qenë kandidat. Më shqetëson, por dikush në Uashington duhet të jetë i sinqertë dhe të thotë atë që di i gjithë vendi. Krahasoni praninë e tij në konferencën e 2016-ës me foton e sotme dhe më pas mendoni se si do të jetë ai 5 vjet në të ardhmen”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Unë kritikohem që jam i sinqertë dhe flas me zë të lartë atë që pëshpëritet. Unë e admiroj presidentin tonë. Unë votova për të dhe e mbështeta në zgjedhjen e tij. Ai vizitoi shtëpinë time dhe ishte i mrekullueshëm për familjen time, si dhe për vendin tonë. Por turp për të gjithë ju që pretendoni se gjithçka është në rregull. Ju po na çoni – dhe po e çoni atë – në një fatkeqësi dhe ju e dini mirë këtë”, shtoi Phillips.

Vlen të theksohet se së fundmi janë shtuar zërat brenda demokratëve që kërkojnë tërheqjen e Biden nga gara presidenciale, ndërkohë që ka zëra sipas të cilave Michelle Obama është e interesuar të jetë kandidate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË/ Ushtari ukrainas tregon se lufton kundër babait që drejton tankun rus
Previous article VIDEOSKANDALI/ Gjykata e Posaçme vendos: Ja me sa vite burg u dënuan Safet Gjici dhe Alma Kaçi

s.autor

Postime të ngjashme

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT