• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JO ALIPINISTË PA LEJE NË EVEREST/ Kina mbyll kampin bazë të turistëve në Tibet
Home
Nderkombetare

JO ALIPINISTË PA LEJE NË EVEREST/ Kina mbyll kampin bazë të turistëve në Tibet

15 February, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Niveli i lartë i mbeturinave në anën kineze të Malit Everest, ka detyruar autoritetet që të mbyllin kampin bazë të turistëve. Ky i fundit do të lejohet të përdoret vetëm nga alpinistët që kanë leje për t’u ngjitur në majën më të lartë të botës, mbi 8 mijë metra lartësi. Vetëm pranverën e kaluar, në kampin kinez në Tibet, u pastruan 8 ton mbetje.

Kina ka mbyllur kampin e saj të turistëve në malin e Everestit, për vizitorët që nuk kanë leje ngjitjeje.

Sipas autoriteteve, kjo masë e pazakontë është marrë për t’u përballur me problemin në rritje të mbeturinave në vend.

Turistët mund të shkojnë deri tek manastiri Rongbuk që ndodhet poshtë kampit bazë, rreth 5 mijë m mbi nivelin e detit.

Ndërsa alpinistët që kanë leje për t’u ngjitur në majën e lartë mbi 8 mijë m, do të lejohen që të përdorin kampin bazë.

Ndonëse më të shumtë janë ato që vizitojnë malin Everestin nga ana jugore në Nepal, viteve të fundit, numri I turistëve ka ardhur në rritje të qëndrueshme edhe në anën kineze të malit.

Kampi bazik kinez, i vendosur në Tibet, është i popullarizuar pasi është i arritshëm me makinë, ndërsa kampi nepalez mund të arrihet duke ecur përreth dy javë.

Për vite me radhë, pika më e lartë e botës po lufton me nivelin e lartë të mbeturinave.

Shoqata kineze e alpinizmit thotë se 40 mijë turistë vizituan kampin e saj në vitin 2015, ndërsa kampi i Nepalit arriti rekordin e 45 mijë vizitorëve në vitet 2016-2017, sipas Ministrisë së Pyjeve të Nepalit.

Në 3 operacione pastrimi të kryera pranverën e vitit të kaluar, u mblodhën 8 ton mbetje. Përpjekjet e pastrimit këtë vit, do të fokusohen edhe në heqjen e trupave të alpinistëve në zonën e ashtuquajtur të vdekjes mbi 8 mijë metra, ku për shkak të lartësisë dhe të ftohtit, kufomat kanë mbetur në mal për vite apo dekada.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI PËR DAJTIN/ 17 mijë euro mes të brendshmeve dhe fishekë, dëshmon në polici një nga gjyqtarët
Previous article TARIFA TË HIQET/ Scott: Kosova e Serbia duhet të kthehen në dialog

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT