• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEZUSI TA DI EMRIN, KA KALUAR NGA VDEKJA NË JETË”/ Objektet që u gjetën brenda banesës së familjes Josifi
Home
Breaking News

“JEZUSI TA DI EMRIN, KA KALUAR NGA VDEKJA NË JETË”/ Objektet që u gjetën brenda banesës së familjes Josifi

6 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zhaneta Josifi, bashkë me të bijat, Anisa dhe Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar, ndërmorën aktin e rëndë të vetëflijimit, duke besuar se do të ringjalleshin, ndërsa ishin praktikante të një sekti fetar.

Në banesën e tyre, ku u dergj e vdekur prej 15 muaj Anisa, janë gjetur objekte me natyrë fetare, e përkatësisht, tekste të shkëputura nga Dhjata e Re.

l1ll1

“Jezusi ta di emrin”, shkruhet në një prej sendeve, të publikuara nga “Top Channel”, ndërsa në tjetrin teksti është më i gjatë: “Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them Ai që dëgjon fjalën Time, dhe i beson Atij që më ka dërguar Mua, ka jetën e amshuar dhe nuk i nënshtrohet gjykimit, por ka kaluar nga vdekja në jetë”.

Ndërkohë, ditën e sotme u nxorën jashtë objektet e familjes Josifi, mes tyre edhe dysheku ku u dergj e pajetë për muaj me radhë Anisa Josifi, si dhe u dezinfektuan ambientet e shtëpisë.

Në dëshminë e saj, Blerta Josifi, tha se e motra, Anisa, kishte ndenjur dy muaj pa ngrënë deri sa vdiq, ndërsa një vit më pas, ajo dhe e ëma, Zhaneta, nisën sakrificë, duke mos ngrënë, por vetëm duke pir ujë nga çezma që e filtronin me napa. Ato luteshin dhe e lyenin kufomën e 30-vjeçares me uthull.

l2l2l-1

Deshmia tronditëse e Blerta Josifit 

“Që kur isha 15 vjeç kam ndjekur Dëshmitarët e Jehovait. Më vonë kemi qenë edhe në Kishën Ungjillore. 2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim në asnjë kult fetar, por besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banesë.

Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të vitit 2019.

Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrëne gati 2 muaj deri në mars të 2019 ku ra në gjumë të thellë, sepse u pushtua nga demonët.

Motrën e lyenim me uthull se kështu na mëson bibla jonë.

Një vit pasi motra ra në gjumë nisëm sakrificën unë dhe mami. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim.

Gjithë diten luteshim për të kthyer në jetë motrën.

Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomës ku po lutej.

Pas kësaj, unë vazhdova ritin derisa erdhi policia.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTER HUMBI NDAJ BOLOGNAS/ Marotta: Conte është ende i inatosur
Previous article SURPRIZË! Dhurata Dora po sjell bashkëpunimin me super këngëtarin që as na e priste mendja! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT