• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JETON NË SHBA/ 61-vjeçari tenton t’i ikë policisë me gomone në Sarandë, kapet dhe i bllokohet mjeti lundrues
Home
Aktualitet
Kronikë

JETON NË SHBA/ 61-vjeçari tenton t’i ikë policisë me gomone në Sarandë, kapet dhe i bllokohet mjeti lundrues

11 August, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një 61-vjeçar nga Saranda që jeton në Florida të SHBA-ve është gjobitur me 50 mijë lekë të rinj ndërkohë që policia kufitare ka bllokuar mjetin e tij lundrues, gomone për 30 ditë.

Sipas policisë ata i kanë bërë me shenjë që të ndalojë për kontroll por 61-vjeçari nuk ka ndaluar dhe ka tentuar të largohet.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet nga Komisariati i Policisë Kufitare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë Kufitare, për kontrollin e dokumentacionit të mjetit të tij lundrues, procedohet penalisht 61-vjeçari.

Gjithashtu, ndëshkohet me masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe i bllokohet mjeti lundrues që posedonte, për 30 ditë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, gjatë patrullimit në gjirin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, kanë ndaluar për kontroll dokumentacioni një mjet lundrues tip gomone, pronari i të cilit nuk i është bindur urdhrit për kontroll dhe ka tentuar të largohet.

Pas ndalimit të drejtuesit dhe shoqërimit të tij, bashkë me mjetin lundrues, në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, në bazë të ligjit nr.127 të vitit 2020, pronari i mjetit lundrues, shtetasi M. M., 61 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Florida, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu bllokua mjeti lundrues për 30 ditë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. M., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVIDI NË SHQIPËRI/ Infektohen 642 qytetarë, një humbje jete në 24 orët e fundit!
Previous article RRITEN SËRISH ÇMIMET/ Bordi i Transparencës vendos se sa do të shitet nafta dhe benzina nga sot

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRUAN RRITJE DRASTIKE TË ÇMIMIT/ Ministria e Financave: Transporti urban nuk ka detyrim për pagesat me kartë Aktualitet

PARALAJMËRUAN RRITJE DRASTIKE TË ÇMIMIT/ Ministria e Financave: Transporti urban nuk ka detyrim për pagesat me kartë

AKSIDENTI TRAGJIK NË LEZHË/ Publikohet FOTO e viktimës, ishte duke udhëtuar me familjarët Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË LEZHË/ Publikohet FOTO e viktimës, ishte duke udhëtuar me familjarët

E ZURI GJUMI NË TIMON DHE U PËRPLAS ME KAMION/ DETAJE nga aksidenti FATAL në Lezhë Aktualitet

E ZURI GJUMI NË TIMON DHE U PËRPLAS ME KAMION/ DETAJE nga aksidenti FATAL në Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT