• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JETOI LUFTËN E DYTË BOTËRORE DHE FITOI BETEJËN ME COVID/ Nënë Nifja plot 90-vjeçe: S’kisha frikë, ia dola se e kapa në kohë, më bënë…
Home
Sociale

JETOI LUFTËN E DYTË BOTËRORE DHE FITOI BETEJËN ME COVID/ Nënë Nifja plot 90-vjeçe: S’kisha frikë, ia dola se e kapa në kohë, më bënë…

14 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Nife Pecaku fitoi betejën me koronavirusin. Nënë Nifja, 90-vjeçe që ia doli rrëfen sesi u gjend përballë me COVID-19. Në një lidhje skype me Report TV, në emisionin Repolitix, kjo gjyshe e plot nipërve dhe mbesave nga Hasi i Kukësit tregon frikën dhe fitoren me COVID-19, pavarësisht moshës. Ajo tregon se është rritur në kohë lufte por për të kjo nuk ka qenë lufta më e madhe e jetës.

”Shumë jam sot. Në familjen time se ka pasur askush, vetëm nga disa persona ndër shokë. Unë nuk jam takuar por vjen edhe pa u takuar. Kam pasur probleme 7 ditë. E kam kaluar në formën më të lehtë. Kur u shtrova më vunë oksigjenin derisa u shërova nga frymëmarrja. Në trup ndjeva dhembje. Kisha kollë, frymëmarrje të vështirë, koka më dhimbte copa-copa. Vuaj nga diabeti dhe dhembje beli. Mendova se kisha veshkat, por doktori më ka thënë ftohje muskulore. Unë nuk u frikësova, bash hiç.

Kam qenë e vogël dhe kam kaluar grip. Fruth dhe kollën e mirë me të dalë shpirti për tre muaj. Kam kaluar më shumë vështirësi vite më parë. Asgjë me vitin që kam kaluar kollën e mirë. Në spital më bënë hyzmet shumë. Më bënë shërbim në kohë dhe ushqimin në kohën që unë ushqehem. Edhe në shtëpi djali ma bën bukën me të gjitha gjërat e mira.Kam jetuar mirë vite më parë. Kam kaluar mirë edhe në familjen e burrit. Ia dola unë, ia dola mirë se erdha në kohë dhe u gjet ilaçi në kohë. Mesazhi im për bashkëmoshatarët është të mbajnë rregullat sikur thojnë të gjithë dhe dalin me sukses”-rrëfeu 90 vjeçarja e shëruar nga COVID-19.

90-vjeçarja fitoi betejën e saj me virusin duke na treguar të gjithëve se pavarësisht moshës ajo ja doli dhe sot po gëzon ‘jetën e dytë’. Lajmin e mirë e bëri publik vetë kryeministri Rama, i cili i uron asaj 120 vite të tjera jetë e shëndet të plotë. Pas paraqitjes së këtij rasti, spitali i Kukësit u vu në alarm pasi një infermier i urgjencës rezultoi pozitiv me Covid-19, duke u bërë rasti i parë me koronavirus në Kukës. I kontaktuar mga Repolitix, infermieri që pati kontakt me 90-vjecaren e shëruar nga Hasi është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ai i dha ndihmën e parë të moshuarës ndërsa i shërbeu bashkë me mjekët e tjerë të personelit mjekësor. Një javë më pas ai pati simptomat e para ethe dhe temperaturë deri në 37.1 gradë celsius. Ai i tha Report TV se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe se tashmë është në vetëkarantinim. Burimet thonë se do t’iu bëhet tampon për 25 infermierë dhe 10 mjekë të spitalit të Kukësit, të cilët kanë pasur kontakt me infermierin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET SËRISH NUMRI I VIKTIMAVE NË ITALI/ 602 të vdekur në 24 orët e fundit, por infektimet e reja shënojnë rënie
Previous article COVID-19/ 262 viktima për 24 orë, mbi 4 mijë të vdekur nga koronavirusi në Belgjikë

k.autor

Postime të ngjashme

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT