Jeta në qytetin e Durrësit po i rikthehet rutinës dhe normalitetit dita ditës ku buzëqeshja në fytyrat e qytetarëve dhe sidomos tek fëmijët duket si dritë pas situatës së krijuar nga tërmeti.
Kryeministri Rama ka publikuar një video ku duken të lumtur e të gëzuar, një grup fëmijësh të prekur nga tërmeti që janë strehuar në qendrat sociale në Durrës teksa zbukurojnë dhe ndezin bredhin e Krishtlindjeve.
#TiNukdojeshKurrëVetëm 😢👐🇦🇱 Momente gëzimi të fëmijëve që kemi strehuar në Durrës, teksa ndezin Bredhin e Krishtlindjeve🎄https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 6. Dezember 2019


