• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Jeta me tufën e bagëtive: Njihuni me historinë e bariut dhe trashëgimi i këmborave 200-vjeçare (VIDEO)
Home
Sociale

Jeta me tufën e bagëtive: Njihuni me historinë e bariut dhe trashëgimi i këmborave 200-vjeçare (VIDEO)

25 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Kristofor Konomi ishte vetëm 8 vjeç kur shoqëroi për herë të parë një tufë me bagëti në shpatin e malit të Dhëmbelit. Ishte një kope e madhe e krijuar nga gjyshi. Që prej fëmijërisë Kristofori nuk e braktisi më këtë zanat.

Një pjesë e këmborëve 200 vjeçare të trashëguara brez pas brezi mbahen sot nga bagëtitë që prijnë kopenë e tij. Kristofori punoi për shumë vite si emigrant në Greqi pas ’90, por u kthye për të bërë atë që ai thotë se bën më mirë, bariun.

Është punë e lodhshme sepse të mban lidhur 24 orë, por kur kopeja rritet, kur të sapolindurit janë të shëndetshëm edhe jeta është e qetë dhe e bukur në mal.

11 km larg kufirit me Greqinë dita e bariut nga Poliçani i Pogonit nis në mëngjes e mbyllet me mjeljen e bagëtive në mbrëmje. Qumështin nuk e përpunon më bariu por shkon në punishte ndërsa jeta është bërë disi më e lehtë krahasuar me periudhën kur gjyshi i tij ishte bari.

Në të gjithë zonën e Pogonit llogaritet që 70% e popullsisë është në emigracion. Zona me kullota të pasura ku dikur dimrat zgjasin disa muaj, ka ndryshuar tashmë fizionomi. 20 vitet e fundit pranvera vjen më herët në Poliçan, kurse barinjtë me kërrabë e qen janë gjithnjë e më të rrallë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luftëtari-Vllaznia mbyllet pa gola në një terren të rënduar
Previous article Habit presidenti i Filipineve: Më duhet rritje rroge, kam dy gra!

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit Aktualitet

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë… Aktualitet

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT