Ndërsa bota është në prag të një lufte bërthamore midis Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, mediat kanë gjetur kohë që të interesohen edhe për jetën dhe luksin e “liderit suprem”.
Kështu, përcjell Telegrafi, ato kanë publikuar fotografi të automjeteve të Kim Jong-un, shumë më luksoze në krahasim me ato në të cilat vozit populli i tij.
Ashtu siç Shtetet e Bashkuara kanë Ford-in, Gjermania – Volkswagen-in, Japonia – Toyota-n, edhe Koreja e Veriut ka Pyeonghwa Motors.
Sipas mediave, kjo kompani nën regjimin e qeverisë diktatoriale prodhon çdo vit një numër shumë të vogël të automjeteve civile në selinë e saj në Nampo, që është një port në bregun perëndimor të Koresë së Veriut.
Po sipas tyre, vizitorët mund të shikojnë, testojnë dhe blejnë makina në një prej shitoreve ekzistuese të shitjeve në Phenian.
Industria automobilistike e Koresë së Veriut është një nga degët e rëndësishme të ekonomisë kombëtare, edhe pse me kapacitete shumë më të vogla se në Korenë e Jugut.