• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JETA NË FOTO/ Kush ishte mësuesi shqiptar, që vdiq nga Covid-19 në SHBA
Home
Sociale

JETA NË FOTO/ Kush ishte mësuesi shqiptar, që vdiq nga Covid-19 në SHBA

9 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Jani Depo, me origjinë nga Sinica e Devollit, por që prej 20 vjetësh jetonte në Çikago, ishte një nga viktimat e fundit të virusit të rrezikshëm që ka pushtuar botën.

Mes dhimbjesh, njoftuan këtë lajm të trishtë bashkëshortja e tij, Arthimija si dhe tre vajzat: Mirela, Albana dhe Edlira. I shtruar prej prej 12 ditësh në spital, nuk mundi ta përballojë sëmundjen 86 vjeçari, Jani Depo. Kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore si në zemër e mushkëri, të cilat ia rënduan gjendjen. Ndarja e tij nga jeta, pikëlloi jo vetëm familjen por edhe plot miq e shokë. Trishtoi gjithë sinicarët në Shqipëri e nëpër botë, të cilët i shprehën ngushëllimet familjes. Trishtim të veçantë ndien ish nxënësit e tij të shumtë, të cilëve ai u kishte dhënë mësim, pasi mësuesi është prindëri i dytë për nxënësin.

Jani ishte i pari ndër pesë fëmijët që kishin prindërit . Babai i tij, Llambi, i la jetim kur Jani ishte 16 vjet dhe iu desh të mbajë peshën e gjithë familjes. Pasi studioji për mësuesi Tiranë, filloi rrugën e gjatë e tij si mësues e cila vazhdoi 37 vjet. Ajo ze fill në fshatrat Dunicë dhe Slabinjë të Pogradecit.

Më pas në Bradvicë, duke vazhduar në MENKULAS (fshati i Dritëroit)  të rrethit të Devollit, ku në këto dy shkolla ka qënë drejtor. Rruga e mësuesisë mbyllet në vendlindje, në Sinicë, ku dha mësim 19 vjet, deri sa doli në pension në vitin 1989. Në Sinicë ka dhënë mësim edhe bashkëshortja e tij, Arthimija. Të dy e lidhën jetën me arsimin. Janë me qindra nxënësit që mësues Jani i ka dhënë mësim. Ata e kujtojnë për përkushtimin e tij, për dashurinë që kishte për ta, për dijet që u dha. I janë mirënjohës mësuesit të tyre, pasi dija është “pashaportë” në rrugën e jetës. Në atë “pashaportë” diturie, krahas mësuesve të tjerë, është edhe emri i mësues Janit.

Në vitin 2000, ai vjen në Çikago bashkë me familjen. Në këtë qytet kishte plot familje me origjinë nga Sinica e Qyteza, pasi ka qënë qendra kryesore e emigracionit të këtyre dy fshatarve të Devollit. Edhe këtu ai nuk ndenji mbyllur në shtëpi. Takohej me miq e shkokë ku flisnin për vëndlindjet e tyre e për Shqipërinë, pasi atdheu është vendi ku robërohet shpirti. Librin e lapsin nuk e hiqte nga dora. Vajza e tij Edlira, tregon se ai lexonte, shkruante dhe bënte reçenca për librat e shokëve.

Mësonte mbesave e nipit të shkruanin e të lexonin gjuhën e bukur shqipe, i mësonte këngë e valle shqiptare. Bashkëfshatari i tij në Çikago, Perikli Sulari, tregon se për disa vjet me radhë Jani ishte në kryesinë e Shoqatës Sinicare “Përparimi”, e cila si mision kryesor ka patur dhe ka ndihmën për vendlindjen. Jani qe një nga veprimtarët kryesorë të saj. Kjo shoqatë ishte krijuar para 90 vjetësh nga emigrantët sinicarë të Amerikës dhe e kishte qendrën në Çikago. Veprimtaria e saj u përtëri pas viteve ’90, kur aty erdhën edhe disa familje sinicare. Mitropoliti Ilia Ketri me origjinë nga Sinica por i lindur e ritur në Amerikë e që ka shërbyer disa vjet në kishën e Shën Kollit në Çikago, thotë se Jani ishte një nga besimtarët më të regullt të kishës. Më bënin përshtypje njohuritë dhe kultura e tij. Këto i kam vënë re në bisedat me të si dhe në fjalën e mbajtur prej tij në 65 vjetorin e shkollës fillore dhe 40 vjetorin e shkollës 7 vjeçare së Sinicës, fjalë e cila është pasqyruar e plotë ne librin e Perikli Sularit për Sinicën, thekson Hirësi Ilia. Ish nxënësi dhe e pastaj kolegu i tij në shkollën e Sinicës, Stavri Dimashi, thotë se Jani ishte një mësues e koleg shëmbullor dhe i kudondhur për fshatarët, në gëzime e hidhërime.

Ai ishte edhe një bashkëshort e prind shëmbullor. Tok me bashkëshorten, ritën dhe edukuan tre vajzat e tyre, të cillët vazhduan studimet dhe u bënë njëra më e mirë se tjetra. Për Jani Depon, mund të flitet shumë. Por, më tepër se unë, kanë folur bashkëfshatarët e miqtë e tij si dhe ish nxënësit në mesazhet e shumta të ngushëllimit e vlerësimit për figurën e tij. Në këto kohë virusi, kur njerzit janë të ngujuuar, nuk do t’i jepet dot lamtumira e fundit, ashtu siç e ka zakoni shqiptar. Le të jenë këto radhë një buqetë lamtumire për mësues Jani Depon. Ngushëllime bashkëshortes Arthimi dhe tre vajzave: Mirela, Albana e Edlira, vëllait Koci, nipit e mbesave! U prehtë në paqe mësues Jani! (Illyriapress)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJUNJËZOHET" FRANCA/ Koronavirusi merr 1,341 jetë në 24 orët e fundit
Previous article KORONAVIRUSI/ Infermjerja shqiptaro-amerikane rrëfen betejën profesionale e personale me COVID-19 

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat Aktualitet

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT