• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JETA LUKSOZE E MOTRAVE TË MBRETIT ZOG/ Rrëfimi i tyre në Paris: Ne vijmë shpesh këtu…
Home
Dossier

JETA LUKSOZE E MOTRAVE TË MBRETIT ZOG/ Rrëfimi i tyre në Paris: Ne vijmë shpesh këtu…

13 August, 2018 k.autor Dossier

Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar të shtunën e 9 prillit 1938, në faqen n°5, një intervistë të veçantë të motrave të mbretit Zog (Myzejenit, Ruhijes dhe Maxhides), të cilat gjendeshin në kryeqytetin francez, në mënyrë krejt anonime, për të bërë blerjet e fundit me rastin e dasmës së vëllait të tyre, të parashikuar në fund të muajit prill të po atij viti.

“Ato blejnë tualete për dasmën e vëllait të tyre.

Ndërsa mendonim se ato ishin në Londër, princeshat mbretërore të Shqipërisë janë në Paris. Një hotel luksoz i qetë, pranë « Etoile », është streha e tyre që prej javës së shkuar; ato kanë marrë dy apartamente me pamje nga rruga. Një ministër i ceremonive, z. Martini, i shoqëron ato.

Si është e mundur që tri gra të reja, ku disa fotografi të kohëve të fundit u kanë popullarizuar siluetën, të kenë qenë në gjendje të lëvizin në mënyrë anonime ?

Ky është sekreti i Myzejenit, Ruhijes dhe Maxhides. Një gjë është e sigurtë se kjo “lojë” e tyre i kënaq ato.

Motrat e mbretit Zog ecin në heshtje nëpër hollin e hotelit. Cila është më e bukur ? Ato janë të tria brune, të holla, jashtëzakonisht elegante;  ato kanë flokë ngjyrë kafe të lidhura në cep, pak makijazh, pafundësisht të bukura. Kostum të vogël sportiv, çantën nën krah, kapele me një vello përpara.

Myzejen është më e madhja me trup, por edhe në moshë. Oh ! fare pak ; ajo është 27 vjeç, ndërsa motrat e saj janë 25 dhe 24 vjeç. Të dyja kanë sy të zinj të shkëlqyeshëm, ndërsa fytyra ngjyrë esmere e Maxhides ndriçohet nga një vështrim i butë dhe i qartë.

Ato flasin frëngjisht.

— Dhe kjo nuk është për t’u habitur, – buzëqesh njëra nga gratë e reja. Ne kemi bërë studimet tona në Lausanne (Lozanë) ; Kemi përfunduar para katër vitesh, dhe që atëherë kemi ardhur shpesh në Paris.

—  Sepse ne jemi shpesh këtu ! – thotë Ruhija plot gëzim.

— Ne kemi ardhur për të parë motrën tonë, princeshën Senije Habid, e cila, e martuar, jeton në qytetin tuaj. Ajo është këtu në hotel, me ne. Ne kemi ardhur këtu për të blerë rroba, kapele dhe për të parë parfumeritë ! Ne shkojmë në teatër, në restorant, sepse ne kemi shije (gusto). Kësaj here, ne do të zgjedhim tualetet tona me rastin e dasmës së vëllait tonë, e cila do të mbahet më 27 të këtij muaji.

— E gjitha kjo për të ju thënë se jemi të zëna, – përshpërit me ëmbëlsi Maxhidja.

Ne nuk mund të qëndrojmë më gjatë me tri gratë e bukura që rrobaqepësi po pret. Ato, para se të hynin në makinë, paten një buzëqeshje që na dëshmoi se ato na falën për besdisjen tonë.

— Dhe ne nuk ëndërrojmë të lujamë në kinema ! – bërtasin të tria së bashku, duke qeshur.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME ARMË DHE XHIRO NË QYTET/ Kush është 31 vjeçari KORÇAR që u kap me pistoletë dhe 7... (FOTO)
Previous article ZYRTARE/ LOJËRAT MESDHETARE, pas 3 vitesh do të zhvillohen në Oran të...

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

DOSSIER/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89: Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonur njëri e, u kishte thënë se... Dossier

DOSSIER/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89: Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonur njëri e, u kishte thënë se...

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s, për praninë ruse në Shqipëri në ’61-in: Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare; një në kepin Linguetta, në veri-perëndim të gjirit të Vlorës... Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s, për praninë ruse në Shqipëri në ’61-in: Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare; një në kepin Linguetta, në veri-perëndim të gjirit të Vlorës...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT