Disa ditë më parë Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Pronat e tij u përllogaritin në vlerën afro 1 miliard lekë. Por ndërsa hetimi për pastrim parash vazhdon e pronat e tij sa në bregdet e sa në Tiranë janë nën sekuestro, ish-kryeprokurori duket se i është rikthyer jetës së “thjeshtë”.
Adriatik Llalla është fotografuar sot ekskluzivisht nga newsbomb.al teksa drekonte në një restorant modest në Tiranë, nën shoqërinë e dy të moshuarve, me gjasë të afërm të tij. Në tryezë ka vetëm ujë, sallatë e makarona.
Ish-kryeprokurori duket se nuk e ka të vështirë të përshtatet me ambientetet jo luksoze. Fundja ai e nisi karrierën si një djalë i thjeshtë edhe pse në pak kohë u bë një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri./ newsbomb.al