• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JETA E DYFISHTË E NËNËS SË TRE FËMIJËVE/ Si planifikoi që të vriste burrin dhe të niste një ‘kapitull të ri’ me të dashurin
Home
Jetë

JETA E DYFISHTË E NËNËS SË TRE FËMIJËVE/ Si planifikoi që të vriste burrin dhe të niste një ‘kapitull të ri’ me të dashurin

5 August, 2023 s.autor Jetë

Një 36-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, tashmë në burg akuzohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortit të saj futbollist. Lindsay Siver për muaj të tërë jetoi një “jetë të dyfishtë” në Bahamas dhe drejt fundit nuk e fshehu lidhjen e paligjshme me të dashurin e saj. Gruaja u prezantua në rrjetet sociale dhe në ambientin e saj si amvisa perfekte. Ajo kishte tre fëmijë me bashkëshortin e saj Robert Shaiver.

Siver ndodhet tashmë pas hekurave në burgun famëkeq Fox Hill në ishullin Nassau. Policia e arrestoi atë me akuzën e komplotit për vrasje, ndërsa ngjarja fatmirësisht u zbulua në kohë. Burimet thanë se Shaiver filloi të ndryshonte dhe bënte udhëtime të shpeshta në ishullin Abaco, ku familja kishte një shtëpi të dytë. Atje ajo takoi, banakierin Terrance Adrien Bethel, 28 vjeç, me të cilin kishin një lidhje të paligjshme. Çifti punësoi Faron Newbold për të hequr qafe Robertin.

“Ajo po bënte një jetë të dyfishtë – kjo amvise nga Gjeorgjia me fëmijët e mrekullueshëm. Ajo u përfshi në diçka shumë të keqe. Është për të ardhur keq”, tha një burim për The Post të Premten. Shoqja e saj tha se dyshonte se Shaiver kishte një lidhje dhe deri në fund ajo nuk e mbajti sekret, veçanërisht kur Roberti bëri kërkesë për divorc, duke përmendur tradhtinë e saj. “Nga jashtë çdo gjë dukej perfekte”, tha shoqja e saj. “Por ajo ishte e mërzitur për një kohë të gjatë.”. Pasi burri i saj bëri kërkesë për divorc, Shaiver dyshohet se i dërgoi një foto të Robertit në Neëbold me fjalët “vrite atë”, sipas DailyMail.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ajo akuzoi bashkëshortin e saj për dhunë në familje, duke thënë se ai e kishte goditur atë në sy të djemve të tyre, të cilët janë të gjithë nën 12 vjeç.
Lindsay haptas kaloi kohë jo vetëm me të dashurin e saj, i cili punonte në një bar pranë shtëpisë së Shaivers në Bahamas, por edhe me miqtë e tij. Shaiver u arrestua muajin e kaluar pasi policia në Bahamas zbuloi planin e saj dinakë, ndërsa hetonte një vjedhje në lokalin ku punonte Bethel dhe iu desh të kontrollonte telefonin e tij.

Të dy Bethel dhe Newbold tashmë janë të lirë me garanci pasi kanë postuar një garanci prej 20,000 dollarësh, por duhet të veshin byzylykë monitorimi elektronik dhe të raportojnë në komisariat tre herë në javë. Shaiver pranoi se kishte dërguar mesazhe inkriminuese, por më vonë pretendoi se nuk ishte diçka serioze në lidhje me kërcënimin me vdekje, por thjesht ishte në mes të procedurave të një divorci të keq. Ndërkohë, bashkëshorti i saj tashmë kërkon kujdestarinë e fëmijëve, duke i hequr të drejtën gruas nga pronat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ "MBËRTHEN" VENDIN/ Durrësi përfshihet nga stuhia, probleme në disa nga rrugët kryesore
Previous article KUJDES! Gjumi në fundjavë mund të jetë i keq për shëndetin tuaj!

s.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT