Një prind i mirë dhe punëtor model gjatë ditës, tregtar droge gjatë natës. Karabinierët e Sienës, arrestuan një 34 vjeçar shqiptar banues në Taverne d’Arbia, i martuar me një grua shqiptare dhe babai i dy vajzave.

Me shumë nderim dhe konsideratë, ai kishte gjetur një mënyrë për të integruar pagën dhe për të arritur qëllimet më të mira. Në fillim karabinierët mendonin se po humbnin kohë, informacioni i mbledhur dukej i pasigurt dhe i kotë.
Në mëngjes herët, karabinierët e pritën burrin të dilte nga shtëpia për të shkuar në punë, me përpikëri gjithmonë. Më pas, ata zhvilluan një kërkim në shtëpi duke arritur rezultatet e duhura. Në bagazh, ata gjetën dy kg marijuanë të futur në një qese me vakum. Lënda narkotike do t’i sillte atij rreth 20 mijë euro në tregun e shitjes me pakicë.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka përfunduar në burgun e “Santo Spirito” në pritje të seancës së vlefshmërisë së arrestit.



