• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEPINI FUND LUFTËS DHE GJENOCIDIT”/ Mijëra njerëz protestojnë kundër Netanyahu
Home
Nderkombetare

“JEPINI FUND LUFTËS DHE GJENOCIDIT”/ Mijëra njerëz protestojnë kundër Netanyahu

29 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Njerëzit në Izrael po ngrihen kundër kryeministrit Netanyahu dhe qeverisë së tij. Mijëra njerëz u bën bashkë në Tel Aviv duke kërkuar fundin e luftës në Rripin e Gazës dhe kthimin e pengjeve në shtëpi. Protesta filloi me një tubim në sheshin Demokracia, ku organizatorët mbajtën fjalime dhe një minutë heshtje, e më pas një marshim drejt bazës ushtarake HaKirya.

Protestuesit kërkuan uljen e armëve në Gaza dhe një armëpushim që do të sillte në shtëpi pengjet ende të mbajtura nga Hamasi. Kritika të forta u lëshuan në drejtim të qeverisë Netanjahu për mënyrën se si është menaxhuar lufta me Hamasin.

“Bibi Escobar” ishte një prej pankartave të protestuesve duke e krahasuar kryeministrin me bosin famëkeq të drogës në Amerikën latin Pablo Escobar. Kurse në një tjetër pankart shkruhej: 17 mijë fëmijë ta vrarë. Shënjestra të gabuara. Ndaloni gjenocidin. Asnjë gjë e mirë nuk do të dalë nga gjenocidi”

“Mënyra se si qeveria po drejton vendin, kontrolli i krahut të djathtë ekstrem mbi kryeministrin dhe ai nuk duket se ka ndonjë kontroll mbi ta, më shqetësojnë mua.

Unë dua të shoh një fund të luftës. Unë e mbështes qëllimin e shkatërrimit të Hamasit, sepse ata bënë gjëra të tmerrshme.

Por unë mendoj se ne e kemi bërë atë sa më shumë që të jetë e mundur dhe duhet të kemi një armëpushim dhe ne duhet t’i japim fund luftës dhe t’i kthejmë pengjet përsëri”, u shpreh një protestues.

Kurse një tjetër thekson: “shpresojmë të tregojmë se veprimet aktuale të qeverisë nuk pranohen nga shumica e njerëzve. Kjo qeveri nuk e ka mandatin legjitim të popullit. Të gjitha sondazhet thonë se 80 për qind janë kundër veprimeve të kësaj qeverie”.

Më shumë se 45 mijë palestinezë janë vrarë dhe 108 mijë të tjerë janë plagosur në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Shumica prej tyre janë fëmijë dhe gra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË PËR POLICËT/ Do të jepen orët shtesë. Qeveria mblidhet sërish për shpërblimet e efektivëve
Previous article "NDAMË DISA SHQETËSIME ME PALËN GREKE"/ Hoxha dhe Proda inspektim në Kakavijë: Masa për përballimin e fluksit

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT