• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEPET SOT VENDIMI/ Kërcënuan biznesmenin, Apeli sfumon dosjen për fajdexhinjtë, tërheq akuzat…
Home
Aktualitet
Kronikë

JEPET SOT VENDIMI/ Kërcënuan biznesmenin, Apeli sfumon dosjen për fajdexhinjtë, tërheq akuzat…

3 April, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dosja e bujshme e “fajdexhinjve” në Shkodër duket se po merr një tjetër rrjedhë.

Në Gjykatën e Apelit, 12 të arrestuarit me akuzën se i kanë dhënë hua me interes dy djemve të Paulin Radovanit dhe vetë këtë të fundit, kanë rrëfyer një tjetër anë të kësaj historie. Ndërkohë që për shkak të mungesës së provave dhe vetë Prokuroria duket se po tërhiqet nga akuzat, të paktën kjo gjë u pranua për tre nga të arrestuarit. Pas një seance të gjatë prej 4 orësh, ku folën të gjithë të akuzuarit, Gjykata e Apelit shtyu vendimin final për sot. Ilir Sokoli, ish-drejtori i Patentave, tregoi se ka qenë mik shumë i ngushtë me dy djemtë e ish-prefektit Radovani dhe janë miq edhe familjarisht.

 

Ai tha se 25 mijë euro ia ka dhënë borxh për të paguar pagat e punëtorëve të fabrikës që familja Radovani ka në Shkodër. Sokoli dëshmoi se përveç faktit se i ka pasur miq Robert dhe Elton Radovanin, tregoi se e ka takuar ish-prefektin për kthimin e borxhit. Gjithashtu, ai tregoi se ka qenë vetë ishprefekti që i ka kërkuar të futet si ndërmjetës te Vinko Nikprelaj, në mënyrë që ky i fundit të blinte një tokë që kishte familja Radovani. Avokati mbrojtës u shpreh se është qesharake që Prokuroria ngre këto akuza me qëllim që të justifikojë masat e sigurisë, një histori që përsëritet prej 30 vitesh. Kurse, Edi Memçaj, gjatë dëshmisë së tij, ka ngritur akuza të rënda ndaj ishprefektit.

Ai nuk pranon se i ka dhënë para me fajde, por e vetmja arsye pse e kanë arrestuar është fakti se ka blerë prona nga familja Radovani. “Jam munduar të shtoj bizneset sepse më ka lënë pasuri babai dhe i kam trashëguar dhe jo si Paulin Radovani që i çon djemtë te droga, kumari apo i përdor paratë për blerje votash. Sa borxhe ka ish-prefekti, nuk e nxë as Burgu i Shën Kollit dhe s’do ketë burg që e nxë. Unë nuk e di me kë jam në grup, se nga të ndaluarit veç me dytre kam një njohje dhe asgjë më shumë. Paratë i kam kaluar me banka dhe jo si Paulini që i ka fshehur. E dini ju se ai ka futur një djalë jetim të marrë në emrin e tij 250 mijë euro kredi në bankë? Janë fotot e djemve të ish-prefektit duke marrë drogë, duke luajtur kumar, çfarë faji kam unë se i kam blerë pronat?”, u shpeh Memçaj.policia-tirane_1_3_14_03

Nga ana tjetër, Vinko Nikprelaj ka treguar se përgjimet ambientale të ishprefektit janë të paligjshme dhe u shpreh se në fabrikën e tij ku janë regjistruar të ndaluarit kanë shkuar edhe deputetë për ta takuar, edhe Presidenti aktual i Republikës dhe shumë personazhe të tjerë. Nikprelaj i ka blerë një sipërfaqe toke me vlerë 140 mijë euro dhe paratë ia ka kaluar me bankë dy ditë para se të ndalohej. Ai thekson se është i pavërtetë pretendimi i ishprefektit se në aktshitje është shkruar 140 mijë euro dhe jo 240 mijë euro sepse 100 mijë të tjera kanë qenë fajde në favor të Nikprelaj. “Më merrte disa herë në telefon, duke më pyetur a doli kredia. Kushti në kontratë ka qenë që në momentin që do më aprovohej kredia, toka të ishte e imja. Kur u miratua kredia, i kam kaluar paratë. Një ditë para arrestimit isha me të te noteri teksa bëmë procedurën e fundit.

Me mua nuk ekziston asnjëherë fjala fajde, thjesht i kam blerë tokën sepse kam bërë kontrata qiraja me kompanitë e sigurimeve, duke qenë se përballë asaj toke pritej të vinte Drejtoria e Transporteve”, është shprehur Nikprelaj. Ndërsa avokati i të akuzuarit tjetër, Lulzim Sylja, tregoi se klienti i tij i ka dhënë një borxh prej 120 mijë eurosh. “Është e pavërtetë që Lulzim Sylja ka kërcënuar ishprefektin siç pretendohet. Pasi Sylja i ka kërkuar lekët e borxhit, ish-prefekti i ka ofruar një tokë të një ish-fabrike në Pukë për t’ia shitur, duke marrë parasysh edhe shlyerjen e borxhit. Sylja ka thirrur një mik të tijin, Naim Ahmetit, duke i treguar për këtë rast dhe ky i fundit ka rënë dakord për ta blerë atë tokë. Pasi është bërë kontrata, në Drejtorinë e Tatimeve ka rezultuar një shumë prej 45 milionë lekësh të vjetër tatim-taksa që duheshin paguar. Ish-prefekti s’ka pranuar ta paguajë atë shumë që i detyrohej shtetit dhe kështu marrëveshja mes tyre është prishur për shitjen e tokës duke i mbetur sërish borxh prej 120 mijë eurosh.

Edhe avokatët e Naim Ahmetit u shprehën të shokuar se si ka mundësi që për një person si klienti i tyre, që thirret nga një mik për të blerë një tokë, merret masë sigurimi në mungesë “arrest me burg”. Bërhan Alija u përfaqësua nga avokati i tij, i cili mohoi se klienti i tij i ka dhënë para me fajde ish-prefektit apo dy djemve të tij. E vetmja gjë është blerja e një makine. Më pas, radha ishte për ish-kancelarin e Gjykatës, Artan Dragani. Avokati i tij u shpreh se Dragani, duke pasur lidhje miqësore me djemtë e Radovanit, i ka dhënë një shume parash për t’i ndihmuar në situatën e vështirë ekonomike, por jo me interes. Një tjetër i ndaluar është Marjan Bregut, i cili e quajti atë që ka bërë ish-prefekti një skemë piramidale.

Bregu, mësues në shkollën e mesme “Jordan Misja”, peshëngritës i Vllaznisë, i ka pasur shokë djemtë e ish-prefektit, tha avokati mbrojtës, dhe sot është i arrestuar dhe ata që kanë mashtruar janë të lirë. Duke pasur lidhje shoqërore, i ka ndihmuar duke i dhënë para borxh, por asnjëherë me fajde.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DOBËT DHE ME VETULLA TË HOLLA/ Gjyste Vulajn 26 vite më parë nuk keni për ta njohur
Previous article BESOJENI OSE JO/ Këto lloj fotografish shpëtojnë Dashurinë tuaj

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT